Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Një Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve

Lapsi.al 5 December 2024
Një Bitcoin arrin vlerën e 100 mijë dollarëve

Kriptomonedha më e madhe në botë, Bitcoin, është vlerësuar me më shumë se 100,000 dollarë për herë të parë, rritje kjo e nxitur nga emërimet e Donald Trump për ekipin e tij presidencial.

Kriptomonedha u vlerësua në 103,280 dollarë, sipas konvertuesit të monedhës XE.com. Bëhet e ditur se kjo është shenja e lartë e rritjes që filloi nga 5 nëntori, dita e zgjedhjeve në SHBA.

Që atëherë, çmimi është rritur me rreth 45% nga 69,374 dollarë, shkruan skynews.

Rritja i atribuohet gjithashtu edhe një sërë emërimesh të presidentit të zgjedhur, me Paul Atkins që u zgjodh për të kryesuar Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime (SEC).

Në Truth Social, Trump deklaroi për emërimin e tij: “Ai beson në tregjet e fuqishme dhe inovative të kapitalit që u përgjigjen nevojave të investitorëve dhe që ofrojnë kapital për ta bërë ekonominë tonë më të mirën në botë”.

“Ai gjithashtu pranon se asetet dixhitale dhe inovacionet e tjera janë thelbësore për ta bërë Amerikën më të madhe se kurrë më parë”, shtoi ai.

Më parë, një skeptik për monedhën dixhitale, Trump u zotua ta bënte SHBA-në “kryeqytetin e kriptove të planetit” dhe të krijonte një “rezervë strategjike” të Bitcoin gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Siç raportohet, ai ishte kandidati i parë presidencial që pranoi donacione në kripto-asete, ndërsa zëvendëspresidenti i zgjedhur JD Vance ka qenë fuqishëm mbështetës i monedhës dixhitale.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43