Flash

Mbante armë në banesë, arrestohet një person në Pogradec

Lapsi.al 4 December 2024
Mbante armë në banesë, arrestohet një person në

Një 65-vjeçar i identifikuar si Xh. Cake, është arrestuar në Pogradec pasi në banesën e tij gjatë kontrollit u gjet një armë automatike e tipit kallashnikov, municione të ndryshme, si dhe fitila të dyshuar si granate dhe tritoli.

Mësohet se Cake është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ku pritet të merret në pyetje për të dhënë sqarime lidhur me origjinën dhe qëllimin e mbajtjes së arsenalit të armëve dhe municioneve.

Po ashtu bëhet me dije se forca të shumta janë angazhuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në posedimin e këtyre materialeve nga i dyshuari.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI