Flash

Qeveria shpërblen gardistët që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë

Lapsi.al 4 December 2024
Qeveria shpërblen gardistët që parandalojnë incidente

E para nuk është punësim i ekspertëve, por honorare me kontratë që jepen në varësi të angazhimit të tyre pranë komisionit.

Fondi tavan është rreth 300 mln lekë të vjetra në TOTAL, sikur të gjithë ekspertët të paguhen me maksimalen që jep ligji. Por nuk do të thotë që do të paguhen të gjithë me vlerën maksimale të parashikuar në ligj, por në varësi të angazhimit që ka gjithësecili pranë komisionit.

Nuk ka pagesa deri në 8 mijë euro për ekspertë. Është gabim! Maksimalisht 3 rroga këshilltarësh pranë komisioneve shkojnë 6 mln lekë sikur rroga e këshilltarëve të jetë 2 mln në muaj. Që nuk është aq lekë, por mesatarisht 1.8 apo 1.9 mln lekë bruto në muaj. Po ti aplikosh edhe 15% tatim në fund, dikujt që ka marrë maksimalisht 3 rroga nga ky komision nuk i bëhen kurrë 8 mijë euro. Pra, është një vlerë shumë më pak.

Nga fondi i miratuar në total mund të rezultojë që në fund të mos jetë përdorur i gjithë.

Pagesa të tilla për eksperët i parashikon ligji dhe janë gjithashtu një praktikë ndërkombëtare, për të shpërblyer punën e ekspertëve, njerëzve që kanë një know how në një fushë të caktuar.

Në nenin 41 2 të Rregullores së Kuvendit, citohet ; “ Komisionet ose këshillat mund të caktojnë specialistë/ ekspertë të jashtëm të përkohshëm për realizimin e detyrave të tyre, kur Kuvendi nuk zotëron ekspertizën e

nevojshme për një çështje të caktuar” Pra, Kuvendi aplikon praktiken e kontraktimit të ekspertëve të jashtëm në mënyrë permanente, me kërkesë si të komisioneve të përhershme parlamentare, të komisioneve të posacme, komisionit të reformës zgjedhore, komisioneve ad- hoc, si dhe në veprimtarinë e saj të përfaqësimit në Gjykatën Kushtetuese.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI