Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit u subvencioni arriti 3.9 mln euro

Lapsi.al 5 December 2024
Nafta për fermerët, deri në fund të gushtit u subvencioni

Deri në fund të gushtit qeveria shpërndau tek fermerët 390 milionë lekë apo rreth 3.9 milionë euro si pjesë e skemës së saj të mbështetjes me naftë që po aplikon tashmë prej disa vitesh.

Të dhënat e raportuara në raportin e monitorimit të buxhetit për periudhën janar-gusht tregojnë se numri i përfituesve ishte thuajse sa gjysma e kërkesave reale për të përfituar nga kjo masë.

“Përgjatë vitit 2024 janë realizuar me një kosto faktike prej 129.9 milionë lekë këto produkte që synojnë përmbushjen e qëllimit kryesor: Miratimi i bazës ligjore për masat mbështetëse, të Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2024 (VKM dhe Udhëzimi), si dhe urdhri për alokimin e fondeve sipas masave, bazuar në kërkesën e AZHBR-së.

Në këtë mënyrë janë krijuar kushtet për të aplikuar rreth 15,597 aplikantë në skemat kombëtare, si dhe 54,255 në mbështetjen me naftë për bujqësinë; Ka filluar disbursimi për 4,273 përfitues të skemës kombëtare me një kosto faktike prej 661.6 milionë lekë dhe 23,190 përfitues për subvencionimin e naftës me një kosto faktike prej 390 milionë lekë” thuhet në raportin e monitorimit dhe të komenteve të publikuar në Mistrinë e Financave.

I njëjti dokument vlerëson se në 8 muaj është realizuar degustimi i rreth 48 mostrave të duhanit dhe 131 puro me një kosto faktike prej 17.8 milionë lekë si dhe janë promovuar bizneset dhe produktet shqiptare në 5 aktivitete ndërkombëtare dhe 2 kombëtare me në kosto faktike prej 3.7 milionë lekë.

Në 2021 u zbatua për herë të parë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët që vijoi zbatimin edhe në 2022, duke përfshirë për herë të parë rimbursimin e akcizës dhe taksës të qarkullimit për fermerët që kultivojnë dru frutorë, arrorë dhe perime.

E njëjta praktikë u ndoq edhe gjatë vitit 2023 teksa në 2024 skema ndryshoi. Kjo e fundit kaloi nga tërheqja fizike e sasisë së naftës pas plotësimit të kushteve tek marrja e subvencionit në para sipas rasteve. Subvencionet për këtë vit sa i takon mbështetjes së bujqësisë janë parashikuar në një vlerë rreth 12 milionë euro dhe deri në fund të gushtit rezulton e shpërndarë më pak se 1/3 e saj./MONITOR

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43