Flash

Përfshihet nga zjarri banesa në Shkodër, humb jetën 80-vjeçari

Lapsi.al 4 December 2024
Përfshihet nga zjarri banesa në Shkodër, humb jetën

Një banesë në fashtin Shtoj të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure. Nga të dhënat paraprake, mësohet se në banesë ndodhej vetëm një 80-vjeçar i moshuar.

Ai nuk mundi dot të dilte në kohë duke humbur jetën. Bëhet me dije se zjarrëfikësja mbërriti në vendngjarje dhe arriti të shuajë flakët, megjithatë nuk mundi dot të shpëtojë të moshuarin e identifikuar si Gjek Prroni.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarit. Hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI