Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

KLSH: Burgu i Shën Kollit ka mbipopullim, të sëmurët në kushte të vështira

Lapsi.al 4 December 2024
KLSH: Burgu i Shën Kollit ka mbipopullim, të sëmurët në

Një raport i fundit i KLSH pas një auditimi të bërë për shëndetin mendor, kryesisht në Burgun e Lezhës dhe në disa spitale psikiatrike në vend, ka dalë në konkluzionin se nuk po merren masat e duhura.

Sipas këtij raporti të KLSH, mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuan maksimalisht nga institucionet përgjegjëse. Numri i individëve aty po vijon të rritet dhe nëse nuk merren masa urgjente situata do të shkojë në të njëjtat kushte.

Sipas KLSH, rritja e kapacitetit në këto ambjete ka ardhur si pasojë e mungesës së institucioneve mjekësore të posaçme për trajtimin e personave me çrregullime të shëndetit mendor që kanë kryer vepra penale. Lidhur me këtë situatë, Burgu i Shën Kollit në Lezhë ka shërbyer si një mjedis fizik për t’i trajtuar, pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mundësitë që ofroi transferimi nga Burgu i Zaharisë në IEVP Lezhë nuk u shfrytëzuan maksimalisht nga institucionet përgjegjëse, kjo pasi numri i individëve të akomoduar aty u rrit dhe vijon të rritet, gjë kjo e cila mund të çojë IEVP Lezhë po në të njëjtat kushte ku gjendej më parë Burgu i Zaharisë”, nënvizon KLSH.

Raporti thekson se numri ka ardhur në rritje, pasi deri në dhjetor 2023 në Shën Koll kishte 220 persona mbi kapacitetin e institucionit, ndërsa gjatë vitit 2024 numri i individëve të trajtuar është rritur. Gjithashtu në raport thuhet se kjo shifër mund të reduktohet nëse do të zbatohej në kohë ligji për rishikimin e masës mjekësorë “mjekim i detyruar” dhe “shtrim i përkohshëm” nga gjykatat.

Sipas këtij raporti, 58 pacientë të dënuar me masë mjekësore "mjekim i detyruar" dhe 65 të tjerë me masën "shtrim i përkohshëm", plotësojnë tre kriteret bazë për të kaluar në mjekim ambulator nën kujdesin e familjarëve

“Institucioni, nëpërmjet një vlerësimi të brendshëm, raporton se rreth 58 pacientë të dënuar me masë mjekësore “mjekim i detyruar” dhe 65 pacientë të dënuar me masë mjekësore “shtrim i përkohshëm”, plotësojnë tre kriteret bazë për të kaluar në mjekim ambulator nën kujdesin e familjarëve. Po kështu, edhe 67 shtetas me masë mjekësore që kanë kryer vepra të lehta, të cilët ruajnë kontakte të rregullta me familjarët e manifestojnë sjellje e qëndrime të rregullta në institucion mund të kenë mundësi të mira për të vijuar trajtimin ambulator pranë familjeve”, thuhet në raport.

KLSH ka evidentuar se jo vetëm në burg por edhe në spitalet psikiatrike në Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër nuk garantohet shërbim cilësor dhe trajtim njerëzor e dinjitoz. Nga këto katër spitale gjendja më e rëndë paraqitet në Tiranë dhe Elbasan, për shkak të mbipopullimit dhe kushteve të rënda në ambiente. Situata duket më e mirë vetëm në spitalin e Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43