Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro Suel Çelës

Lapsi.al 5 December 2024
Berisha nxjerr SMS-të: Një prokuror i kërkoi 100 mijë euro

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u shpreh në emisionin “Open” në News24 se SPAK është një organizatë kriminale dhe këtë do ua provonte edhe amerikanëve.

Berisha tha se “nëse lexoj dokumentin dhe "X" prokuror i shkruan Suel Çelës dhe i thotë dua 100 mijë euro për të kryer këtë veprim, dhe një Suel tjetër i thotë jo 100 po 70, atëherë çfarë është kjo? Unë do i bëj publike këto, janë organizatë kriminale që vepron kundër interesave të kombit dhe qytetarëve të vendit tim”.

“Taulanti i thotë Vatë Stakës, është në KLP ky, dhe i kërkon të lirojë dy personat që ishin në atentatin ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, dhe Vata shkon dhe i liron, çfarë është kjo?

Ata menduan se mund të shantazhonin Sali Berishën. Më dërguan mesazhe, menduan se do të blinin heshtjen time, por kurrë nuk do e blinin dot”, tha Berisha. Kreu i PD-së tha se Altin Dumani iu kontrollon telefonat gjykatësve, iu merr edhe mesazhet erotike, dhe ua përdor. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI