Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Berisha: U shpalla "non grata" për shkak të asaj që Basha tha në Ambasadën e SHBA

Lapsi.al 5 December 2024
Berisha: U shpalla "non grata" për shkak të asaj që

Kreu demokrat Sali Berisha në emisionin “Open” në News24 tha se Alex Soros ka qenë në Shtëpinë e Bardhë 27 herë më shumë se të gjithë ministrat e tjerë, me përjashtim të Antony Blinken. Berisha tha se ai u shpall “non grata” pasi Lulzim Basha i tha se të gjitha vendimet i merrja unë.

“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, tha Berisha. Ai u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros.

Ai ka rrëfyer dy takimet që ka pasur me ish-ambasadorin Donald Lu. “Ia kam sqaruar duke i thënë që s’jemi Republikë Presidenciale dhe më ka falënderuar duke më thënë Sali më ke bindur”, theksoi Berisha, referuar diskutimeve mbi reformën në drejtësi. /BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI