Flash

Sulmi në veri të Kosovës, KFOR shton masat e sigurisë në kanalin e Ibër-Lepencit

Lapsi.al 5 December 2024
Sulmi në veri të Kosovës, KFOR shton masat e sigurisë

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar patrullimin në afërsi të kanalit Ibër-Lepenac afër Zubin Potokut, pas sulmit të ndodhur më 29 nëntor.

Masat e sigurisë u shtuan për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon, sipas KFOR. “Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje të sigurisë dhe logjistike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.

KFOR-i e dënoi ashpër sulmin në ujësjellësin në Zubin Potok, duke deklaruar se ka pasur ndikim serioz në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë.

“Është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe të thirren përgjegjësit për përgjegjësi dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, u tha në reagimin e KFOR-it një ditë pas sulmit.

Në atë sulm nuk pati të lënduar, tetë persona u arrestuan dhe një arsenal armësh u konfiskua. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Beogradin zyrtar për sulmin, të cilin Beogradi e hodhi poshtë. Deri më tani, dy të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit nga 30 ditë.

Të këshilluara

Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Njoftimin e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, pasi thirri në seli drejtuesit ...

19:03

Afera e sterilizimit, Beqaj 8 orë në gjyq

8 orë ka zgjatur seanca për ‘Sterilizimin’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancë bënë deklarimet e tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe...

18:52

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI