Flash

Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Lapsi.al 5 December 2024
Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë.

Njoftimin e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, pasi thirri në seli drejtuesit e Qarqeve. Berisha tha se zhvillimin e kësaj proteste e kanë në dorë strukturat rinore.

“Do ketë protesta, por është një aktivitet nonstop në funksion të fitores, sepse po bëhet gjithçka që të ecim të sigurtë drejt fitores së ardhshme.

Natyrisht, protestat janë gjithnjë rendi i ditës. Por, siç e shihni ju, kjo është një organizatë në shkërmoqje. Sot, përshembull e patë ju ç’bënë.

Sot e braktisën parlamentin, sepse nuk e përballonin dot interpelancën e ministres së Arsimit në të cilën ajo del moralisht autore e vrasjes.

Një ministre që lëshoi një komunikatë, duke bërë vlerësim maksimal për veten e vet, në një kohë kur fëmija 14-vjeçar u vra në krahët e shkollës, në gjirin e shkollës, ajo ka shënuar një rekord të zi botëror. Dhe ata ia mbathën, ikën nga parlamenti.

Do ketë një marshim më 8 dhjetor, sigurisht, por organizimin e ka Forumi Rinor dhe e kanë të rinjtë”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se do të zhvillojë takime në diasporën, ndërsa puna më intensive është brenda vendin, ku deklaroi se para Vitit të Ri do të nisë një tur takimesh.

Të këshilluara

Afera e sterilizimit, Beqaj 8 orë në gjyq

8 orë ka zgjatur seanca për ‘Sterilizimin’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancë bënë deklarimet e tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe...

18:52

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI