Flash

Rrëzimi i qeverisë franceze, flet Macron: Kryeministri i ri, në ditët në vijim

Lapsi.al 5 December 2024
Rrëzimi i qeverisë franceze, flet Macron: Kryeministri i ri, në

Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti një fjalim para kombit mbrëmjen e kësaj të enjteje ku tha se do të emëronte një kryeministër të ri në ditët në vijim. Presidenti francez bëri reagimin e parë pasi qeveria u rrëzua për shkak të një mocioni mosbesimi në dhomën e ulët të parlamentit të vendit.

"Unë do t'a ngarkoj atë të formojë një qeveri me interes kombëtar, duke përfaqësuar të gjitha forcat politike brenda harkut republikan," - tha ai.

Qeveria e pakicës së kryeministrit Michel Barnier u rrëzua nga votimi i mbështetur nga partitë në të majtë dhe në të djathtë pasi ai kaloi buxhetin e sigurimeve shoqërore duke anashkaluar votimin në parlament.

Parlamenti i Francës është thellësisht i ndarë dhe zgjedhjet e reja nuk lejohet të mbahen deri në korrik 2025. Shanset për të krijuar një qeveri të qëndrueshme duken të pakta.

Vetë Macron u zotua se do të qëndrojë si president deri në vitin 2027

“Mandati që më keni besuar në mënyrë demokratike është një mandat pesëvjeçar dhe unë do ta ushtroj plotësisht deri në fund”, - tha Presidenti Macron. Thirrjet që ai të largohet janë shtuar sidomos nga koalicioni i krahut të majtë.

Megjithatë, me kushtetutë, Presidenti nuk është i detyruar ta bëjë këtë dhe zgjedhjet e reja presidenciale nuk do të ndikojnë në përbërjen e Asamblesë Kombëtare shumë të fragmentuar.

Prioriteti kryesor i qeverisë së re do të jetë buxheti, me një ligj të përkohshëm për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm të shërbimeve publike. Macron tregoi gjithashtu se në fillim të vitit të ardhshëm, një ligj i ri buxhetor do të prezantohet nga qeveria për të shmangur çdo rritje tatimore të lidhur me inflacionin.

Macron fajëson të majtën për rënien e qeverisë. Vendimin e tij për të thirrur zgjedhje të parakohshme në fillim të vitit tha se nuk u kuptua, duke shtuar se "Unë ju ktheva zërin tuaj".

“E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front anti-republikan me ndihmën e forcave që deri dje qeverisnin Francën”, - shigjetoi ai anëtarët e Partisë Socialiste.

"Disa duan të më bëjnë përgjegjës për këtë situatë, sepse është një pozicion më i rehatshëm për ta," tha Macron, duke refuzuar të marrë fajin, veçanërisht me afrimin e festave.

Ai falënderoi Barnier për shërbimin e tij.

“Dua të falënderoj Michel Barnier për përkushtimin, këmbënguljen dhe punën e palodhur. Ai dhe ekipi i tij u ngritën në rastin kur të tjerët jo”, tha Macron. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Njoftimin e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, pasi thirri në seli drejtuesit ...

19:03

Afera e sterilizimit, Beqaj 8 orë në gjyq

8 orë ka zgjatur seanca për ‘Sterilizimin’ në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Në seancë bënë deklarimet e tyre ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe...

18:52

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI