Flash

Aksident i rëndë në Kavajë/ Përplasen 2 makina, humb jetën një 60-vjeçar

Lapsi.al 5 December 2024
Aksident i rëndë në Kavajë/ Përplasen 2 makina, humb

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Gosë - Vilë Bashtovë në Kavajë.

Një automjet tip Ford, me drejtues një person me iniciale K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por që nuk kishte ndezur sinjalet dhe që nuk kishte vënë sinjalistiken kufizuese/informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke marrë me vete edhe shoferin, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Policia thotë se drejtuesi i automjetit tip Ford është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Opozita marshon më 8 dhjetor në Tiranë

Në Ditën e Rinisë, në 8 dhjetor, Partia Demokratike do të marshojë në Tiranë. Njoftimin e ka bërë kryedemokrati Sali Berisha, pasi thirri në seli drejtuesit ...

19:03

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI