Flash

Vuçiç: Kemi dyshimet tona se kush qëndron pas shpërthimit të Ibër - Lepencit

Lapsi.al 1 December 2024
Vuçiç: Kemi dyshimet tona se kush qëndron pas

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi këtë të diel se autoritetet në Beograd janë duke zhvilluar hetime për shpërthimin në kanalin e Ibër - Lepencit në veri të Kosovës. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Vuçiç i ka hedhur poshtë akuzat e institucioneve të Kosovës se pas këtij sulmi qëndron Serbia. Sipas tij, ka pasur një tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.

“Jemi më të qetë se ata dhe do të insistojmë më shumë. Në valën e parë ata akuzuan Beogradin dhe Serbinë, jo serbët, teksa Beogradi dhe Serbia nuk ja kishin idenë. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, - u shpreh Vuçiç.

“Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë autori”, - ka shtuar Vuçiç sipas asaj që raporto media serbe “Danas”.

Presidenti serb ka akuzuar policinë e Kosovës se nuk ka bërë hetime serioze në lidhje me rastin. Shpërthimi i mbrëmjes së të premtes shkaktoi dëme të konsiderueshme të kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin-Potokut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu një fabrikë këpucësh në Laç, mbrëmjen e 29 nëntorit, ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa p...

15:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI