Flash

Zbardhet pas 7 vitesh vrαsja e shqiptarit në Itali/ E hoqën qafe që të mos fliste

Lapsi.al 1 December 2024
Zbardhet pas 7 vitesh vrαsja e shqiptarit në Itali/ E hoqën qafe

Policia italiane arrestoi një 37-vjeçar nga Bitonto e Barit të akuzuar për vrasjen e shqiptarit Edvin Sadiku 7 vite më parë. I ndaluari besohet se i përkiste klanit mafioz Cipriano. Shqiptari 33-vjeçar u gjet i pajetë në një fshat në Binetto në vitin 2017. I arrestuari po hetohet për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje dhe bashkëpunim me mafian.

Sipas hetimeve, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, rreth orës 19.00, Sadiku kishte kryer një grabitje të armatosur së bashku me të dyshuarin ndaj një personi. Këtë e të fundit e kishin goditur nga pas me makinë dhe pasi kishte dalë jashtë e kishin goditur nga pas me një kondak arme dhe i kishin marrë makinën.

Menjëherë më pas, grabitësit janë larguar me të dyja makinat, duke arritur në fshatin Binetto, ku i dyshuari ka qëlluar në befasi bashkëpunëtorin e tij me të paktën 12 të shtëna arme në qafë dhe kokë.

Vendimi për vrasjen e Edvin Sadikut është marrë nga kreu i organizatës kriminale “Cipriano”, 37-vjeçari i arrestuar, për të shmangur rrezikun se ai mund të bashkëpunonte me drejtësinë dhe se mund të bënte deklarata për aktet e përgjakshme të kryera nga drejtuesit e organizatës kriminale. Ata rrezikonin të merrnin dënime të përjetshme. Për këtë arsye, gjyqtari vlerësoi se ekzistonin rrethana rënduese ndaj të arrestuarit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu një fabrikë këpucësh në Laç, mbrëmjen e 29 nëntorit, ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa p...

15:28

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI