Flash

Juglindja nën pushtetin e dëborës, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Lapsi.al 1 December 2024
Juglindja nën pushtetin e dëborës, dhjetëra fshatra pa

Juglindja e vendit është zgjuar mëngjesin e kësaj të diele nën pushtetin e dëborës. Reshjet që vijuan gjatë natës u ndërprenë në mëngjes në zonat e ulëta ku ka nisur të bjerë shi me intensitet te ulët. Në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intensitet mesatar.

Në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar në 15 cm dhe lëvizja e drejt fshatit turistik bëhet vetëm me goma dimërore. Akset nacionale te juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri, Qafë Qarri - Ersekë nuk është i kalueshëm. Mjetet lëvizin nga rruga e vjetër, e cila është e hapur. Ne zonat e thella malore te Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e dëborës varion nga 20-30 cm.

Nga moti i keq kanë mbetur pa energji dhjetëra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë. të goditur janë fshatrat Brozdovec, Mazrek, Cervenakë, Bishnicë, Cezmat, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Kallamas, Gollomboc, Miras, Dardhë, Lavdar, Panarit, Lozhan. Në total në juglindje janë më tepër se 4000 abonentë pa energji elektrike, ndërsa grupet e punës ndodhen në terren për të riparuar çdo defekt të mundshëm, por duhet të kujtojmë se të paktën zonat e thella malore kanë probleme me amortizimin e rrjetit çka e bën më të vështirë punën e ekipeve dhe kohëzgjatjen e mungesës së energjisë elektrike.

Rreshje të shumta ka pasur edhe në territorin e Bashkisë Dibër ku trashësia në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 cm. Aksi Peshkopi - Bulqizë - Tiranë nuk ka borë në trupin e rrugës, duhet kujdes në Baypasin e Murrizit. Aksi Peshkopi - Kala e Dodës - Kukës kalimi normal pa zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit - Steblevë - Librazhd i kalueshëm, me zinxhirë pjesërisht.

Po punohet për hapjen e rrugëve të fshatrave të thella, dhe qendrave të njësive Administrative. Situata energjetike vijon pa probleme, me përjashtim të 4 fshtrave ku si pasojë e ngarkesës së borës në degët e pemëve ka pasur stakim të energjisë por po punohet për rikthimin e shpejtë të saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu një fabrikë këpucësh në Laç, mbrëmjen e 29 nëntorit, ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa p...

15:28

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI