Flash

E rëndë në Selanik/ Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin me thikë

Lapsi.al 1 December 2024
E rëndë në Selanik/ Shqiptari vret gruan dhe plagos djalin me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Selanik këtë të diel. Një 46-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 60 -vjeçare dhe ka plagosur djalin e tyre, i cili ndërhyri për të mbrojtur nënën.

“Protothema” shkruan se ngjarja thuhet se ka ndodhur në shtëpinë e rrënuar të familjes ku jetonte shqiptar dhe gruaja e tij rome. Në debat e sipër 46-vjeçari ka marrë një thikë dhe ka goditur për vdekje gruan.

Lëndime ka marrë edhe djali 29-vjeçar, i cili u fut në mes duke tentuar t'i ndajë. Autori është arrestuar nga efektivët e policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet fabrika e këpucëve në Kurbin

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu një fabrikë këpucësh në Laç, mbrëmjen e 29 nëntorit, ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht pa p...

15:28

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI