Flash

Dumani: Kemi nisur hetim për të gjetur kush i nxjerr sekretet e SPAK

Lapsi.al 22 November 2024
Dumani: Kemi nisur hetim për të gjetur kush i nxjerr sekretet e SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një intervistë për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 ka deklaruar se ka çështje në hetim edhe brenda Strukturës së Posaçme lidhur me rrjedhjen e sekretit hetimor. 

Sipas Dumanit, janë hapur hetime brenda SPAK-ut ndaj gjithkujt që ka bërë të mundur rrjedhjen e sekretit hetimor. Dumani vuri në dukje se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”.

“Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.

Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani për emisionin “3D”.

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI