Flash

Ish-kryenegociatori i Serbisë: Sulmi në Banjskë, akt kriminal

Lapsi.al 22 November 2024
Ish-kryenegociatori i Serbisë: Sulmi në Banjskë, akt kriminal

Ish-kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviç e ka cilësuar si “akt kriminal” sulmin terrorist të Banjskës që ndodhi vitin e kaluar.

I pyetur nga A2 CNN nëse Milan Radoiçiç, që pranoi përgjegjësinë për sulmin, ka pasur mbështetjen e Aleksandër Vuçiç për këtë ngjarje, ai tha se të dy janë shumë të afërt.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Beograd, Stefanoviç tha se nuk ka asnjë mundësi që Radoiçiç të ekstradohet në Kosovë.

“Mendoj se ky akt është kriminal dhe nënkupton që zyra e prokurorit dhe gjykata duhet të veprojnë e të mbajnë prapra grilave të gjithë ata që janë përgjegjës. Këtë duhej ta kishim bërë dje, nëse më kuptoni çfarë dua të them.

Ka zëra në Prishtinë që duhet ta ekstradohet por ju e dini se kjo është absolutisht e pamundur, prandaj duhet të tregojmë që jemi vend demokratik dhe ku sundon ligji, gjë që nuk jemi aktualisht nën këtë regjim. Vuciç dhe Radoiciç janë të afërt personalisht, politikisht, financiarisht.

Është mister për mua që ky person ende është i lirë. Nuk mendoj që është e mirë dhe e pranueshme”, tha Borko Stefanoviç.

Stefanoviç e bëri përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiç edhe për dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës në nëntor të vitit 2022.

“Politikat tona janë që serbët nuk duhej të largoheshin nga institucionet në të cilat punonin. Ishim kundër, kemi qenë të zëshëm publikisht kundër këtij vendimi që u organizua nga Aleksandar Vuçiç, jo nga Beogradi, por nga Aleksandër Vuçiç. Ai i largoi serbët nga institucionet dhe kemi një katastrofë, për shkak të këtij vendimi”, shtoi ai.

Ish-kryenegociatori serb ka thënë se Beogradi asnjëherë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërsa kritikoi kryeministrin Albin Kurti se po shkel të drejtat e serbëve në veri.

Sipas tij, Kurti dhe Vuçiç nuk kanë asnjë interes që dialogu të përparojë.

“z. Kurti nuk ka asnjë shtytje për të bërë dicka sepse e sheh që asgjë nuk i ndodhë kur ai merr masa të papranueshme kundër serbëve në Kosovë, për Vuçiçin nuk ka po ashtu asnjë element shtytës dhe as interes sepse ai nuk do ta çojë Serbinë përpara drejt Bashkimit Europian. Kështu që i keni dy njerëz në pushtet që nuk kanë asnjë interes për të arritur asnjë marrëveshje mes palëve”, tha Borko Stefanoviç.

Stefanoviç tha se kusht kryesor për vijimin e dialogut duhet të jetë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbë, ndërsa tha se mund të ketë negociata të frytshme vetëm pasi të ketë njerëz të rinj në pushtet.

“Pa Asociacionin nuk mendoj se ka vend për manovra, por edhe pas faktit se kemi disa njerëz të rinjë në Prishtinë dhe në Beograd, jam shumë i bindur se mund të arrijmë një marrëveshje që nuk do të dëmtojë asnjë pikë të interesave nacionale, tonat dhe tuajat.

Sepse nuk bëhet fjalë për një luftë mes projekteve nacionale por jetëve të njerëzve”, deklaroi ish-negociatori.

Stefanoviç aktualisht është zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë dhe tha se si opozitë janë kundër politikave të Aleksandër Vuçiç dhe Qeverisë aktuale serbe dhe se po angazhohen për të ndryshuar lidershipin serb por shtoi se për të ndodhur kjo duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

Reshjet, vështirësi qarkullimi në Tiranë

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Si në cdo herë tjetër edhe Tirana zhytet n...

19:56

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më parë në Gjirokastër. Më herët u regjistruan një tjetër lëkundje sizmike me magnitud...

18:48

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI