Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Audio tronditëse në mbledhjen e prindërve te Fan Noli/ Autori e nxori thikën në klasë

Lapsi.al 22 November 2024
Audio tronditëse në mbledhjen e prindërve te Fan Noli/ Autori e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një audio-regjistrim, të cilin ia ka dërguar një qytetar që sipas tij është bërë në mbledhjen e prindërve në klasën e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit tek shkolla “Fan Noli”. Regjistrimi zbardh detaje tronditëse pasi nga diskutimet e prindërve me mësuesit, rezulton se klasa ka qenë e informuar për thikën që posedonte autori.

Sipas qytetarit që ka dërguar regjistrimin, mësuesja ishte në dijeni të konfliktit mes dy adoleshentëve, por gjithsesi i kishte dhënë leje Marios të largohej nga mësimi pas orës së 5-të. Pretendohet se ky veprim i dha mundësinë autorit të përballej me Martinin jashtë shkollës.

“Përgjegjësia juaj ishte që ata fëmijë të mos vinin as orën e 5 e të 6 që kishin marrë leje. Nga e premtja ishte bërë çfarë ishte bërë dhe për zyshën duhet të merren masa, edhe për drejtoreshën. Edhe oficerja. Edhe psikologu ishte në dijeni”, thotë prindi.

Zëri në audio-regjistrim pohon se autori e kishte treguar thikën në klasë.

“Dhe kur gjithë klasa po përpëlitej, ai djali kishte thënë prisni ju çfarë do të ndodhë sot. Dhe vjen me një thikë kaq! Dhe ua ka treguar edhe shokëve”, - dëgjohet në audio.

Në bisedën e regjistruar, prindi i shqetësuar kërkon llogari nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës për këtë neglizhencë. Po ashtu, ai akuzon stafin e shkollës se u kanë sugjeruar fëmijëve të mos flasin me gazetarët apo të japin intervista për ngjarjen.

Berisha e ka shoqëruar publikimin me akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës dhe institucioneve, duke theksuar se konfliktin mes dy të rinjve e dinin jo vetëm mësuesit dhe nxënësit, por edhe psikologu, drejtuesja dhe oficeri i sigurisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

Reshjet, vështirësi qarkullimi në Tiranë

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Si në cdo herë tjetër edhe Tirana zhytet n...

19:56

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI