Flash

Flet Altin Dumani: Nuk i arrestojmë politikanët me grafik

Lapsi.al 22 November 2024
Flet Altin Dumani: Nuk i arrestojmë politikanët me grafik

Këtë të premte kreu i SPAK, Altin Dumani ka dhënë një intervistë në për emisionin “3D nga Alban Dudushi” në RTSH. Ai u është përgjigjur edhe akuzave, sipas të cilave, SPAK-u vepron mbi bazën e një agjende politike dhe se ka një grafik në hetimin e çështjeve të ndjeshme të personave me profil të lartë politik.

“Një pjesë të dosjeve i kam pasur në hetim edhe pa marrë drejtimin e SPAK-ut. Një nga premtimet që kam bërë në KLP ka qenë se do të vijoja të hetoja çështjet që kam pasur në hetim. Ka dhe çështje të tjera që kanë çuar në zgjerimin e grupit të hetimit. Të gjithë prokurorët dhe stafi kanë kontribute.

Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi agjendë politike, apo grafik se sot do hetojmë një person të këtij subjekti politik, e nesër dikë të një subjekti tjetër politik. Në merremi me provat. Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë. SPAK-u është i pavarur nga politika dhe këtë ja jep Kushtetuta dhe ligji.

Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre të larguar nga politika. Reagimet e mija janë institucionale dhe jo emocionale. Kam kompetenca, por ato janë të reduktuara në raport me prokurorët e çështjeve”, - tha Dumani. 

Të këshilluara

Edhe Lushnja e përmbytur e pa drita

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke shaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim. Gjithashtu reshje të shumta me intensitet të lartë...

20:16

Sërish zjarr te fusha e mbetjeve në Vlorë

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish ditën e sotme nga flakët. Gjithashtu që prej mbrëmjes së djeshme fusha e mbetjeve është përfshirë nga flakët di...

20:13

Lëkundje tërmeti edhe në Shkodër

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 17:29 në afërsi të Shkodrës, 14 kilometra në verilindje të qytetit. Raportohet se lëkundjet ishi...

20:04

Reshjet, vështirësi qarkullimi në Tiranë

Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë. Si në cdo herë tjetër edhe Tirana zhytet n...

19:56

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI