Flash

Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Lapsi.al 21 November 2024
Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë të Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën ”Mon Balaj”.

Nga informacionet e para të policisë mësohet se dy persona kanë marrë lëndime, e për rrjedhojë janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, njofton policia.

Lidhur me rastin policia tha se janë identifikuar dy persona si autorë të dyshuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. I dyshuari tjetër është në kërkim.

Gjithashtu është sekuestruar një makinë që dyshohet se është përfshirë në rast.

“Ndërlidhur me rastin e mësipërm , veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, njofton policia.

Të këshilluara

Maliq, zjarr në një banesë

Rreth orës 17:30 një banesë në pronësi të shtetasit Durim Rusi është përfshirë nga flakët në fshatin Sovjan të Maliqit. Burime nga zjarrfikësja e Maliqit bëj...

19:55

Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër në banesën e tij. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar...

17:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI