Flash

Kryeministri i Sllovakisë krah Vuçiç: Nuk e njohim Kosovën, nuk ju zhgënjejmë

Lapsi.al 21 November 2024
Kryeministri i Sllovakisë krah Vuçiç: Nuk e njohim

Sllovakia nuk do ta njohë shtetin e Kosovës. Deklarata ka ardhur nga Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico gjatë një konferencë për shtyp me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.Edhe pse takimi ishte i natyrës ekonomike, Kryeministri i Sllovakisë u kujdes që të mbajë anën e mikut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

“Është gabim i madh që nuk takohemi më shpesh, sepse bisedimet e sotme tregojnë potencialin e bisedimeve ndërmjet liderëve të vendeve që respektojnë njëri-tjetrin.

Dua të përsëris se ne e respektojmë integritetin tuaj territorial dhe kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju lëmë kurrë të zhgënjeheni”, tha Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë.

Fico shprehu gatishmërinë e Sllovakisë për të qenë pjesë e misionit të KFOR në Kosovë më ushtarët e saj, por këtë herë misioni do t’u shërbente interesave të Serbisë, shkruan A2. “Sa i përket çështjeve të sigurisë, Sllovakia dëshiron të kthehet me ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë. Ne duam t’ju ndihmojmë dhe është e rëndësishme që ne të punojmë me informacione objektive”, tha Robert Fico, Kryeministër i Sllovakisë.

Kryeministri sllovak foli me lavde për Vuçiç. Ai theksoi se çdo takim me Presidentin e Serbisë është një shkollë e një politike sovrane që synon bashkëpunimin me të katër anët e botës dhe beson se çdo takim i ri do të çojë përpara marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë takimit u përmend edhe situata në Ukrainë. Vuçiç u kujdes që të mos e zhgënjente aleatin e tij të madh, duke justifikuar kundërpërgjigjet e fundit ruse me raketa balistike ndërkontinentale.

“Meqenëse e njoh mirë Presidentin Putin – dhe ai mund të zemërohet me mua për atë që them, nëse dikush mendon se mund të sulmojë çdo gjë që dëshiron në territorin e Federatës Ruse, duke përdorur logjistikën e vendeve perëndimore dhe armëve perëndimore që nuk janë të pranishme në Serbi, Sllovaki apo Ukrainë – dhe nëse mendojnë se kjo do të mbetet pa përgjigje nga Putini, atëherë ose ata nuk e njohin atë, ose nuk janë normalë”, tha Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë.

Qëndrim të njëjtë pati edhe nga kryeministri sllovak i cili kritikoi vendimin e SHBA për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë në sulmet kundër Rusisë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI