Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

PAMJET/ Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse merr urdhrin në mes të konferencës

Lapsi.al 21 November 2024
PAMJET/ Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse merr

Janë bërë virale pamjet kur zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova u urdhërua me telefon para kamerave që të mos bëjë komente për sulmin rus me raketa balistike ndërkontinentale ndaj Ukrainës mëngjesin e së enjtes.

Ajo mori një telefonatë në mes të konferencës për shtyp sot dhe “u këshillua” me një ton të ashpër nga dikush në krahun tjetër që të mos bënte komente. Gjithçka u dëgjua pasi mikrofoni ishte i hapur.

“Përshëndetje. Jam duke bërë një konferencë shtypi”, - i tha Zakharova personit që e mori në telefon.

“Masha”, - u dëgjua një zë i panjohur mashkulli në telefon: "Për sulmin e raketave balistike "Yuzhmash" për të cilën perëndimorët kanë filluar të flasin, ne nuk e komentojmë fare", - tha zëri në anën tjetër të telefonit. Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë konfirmoi dhe mbylli telefonin.

Zakharova foli mbi propozimet për një nismë paqeje “realiste” për konfliktin në Ukrainë pasi SHBA i dha Ukrainës lejen për të përdorur raketat e saj me rreze të gjatë veprimi ATACMS kundër objektivave thellë brenda Rusisë.

"Ne jemi të hapur për negociata, jemi të gatshëm të shqyrtojmë çdo iniciativë realiste, jo të politizuar - sigurisht" - tha Zakharova, duke shtuar se Rusia do të konsideronte vetëm një zgjidhje "e cila bazohej në marrjen parasysh të interesave tona".

“Dëshiroj të theksoj edhe një herë: fjala kyçe është marrja parasysh e interesave të vendit tonë, situata aktuale në terren dhe garancitë e respektimit të marrëveshjeve përkatëse” – tha ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI