Flash

Berisha reagon pas vendimit të Kushtetueses: Çështja do të shkojë në Strasburg

Lapsi.al 21 November 2024
Berisha reagon pas vendimit të Kushtetueses: Çështja do të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masave të sigurisë ndaj tij nga ana e GJKKO.

Berisha u shpreh se vendimi i GJK është antikushtetues, ndërsa e cilësoi atë si një “kapitull turpi” të paralajmëruar.

Lexo më tej: Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Sali Berishës (Vendimi) 

Ai theksoi se do të ndjekë në vijim këtë rast, duke e çuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku sipas tij “nuk sillen si zuzarë me ligjet”.

“Të dashur miq, para se të vinit këtu, kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi.

Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë. Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.

Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.

Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët. Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të

turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.

Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej”, u shpreh Berisha.

"Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.

Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.

Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.

Shkeli Kushtetutën. Shkeli ligjin e vet. Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit. Pra, është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë.

Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.

Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.

Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.

Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.

Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI