Flash

Nxënësja e "Fan Nolit": Në shkollë hyjnë me thika dhe shesin mend!

Lapsi.al 21 November 2024
Nxënësja e "Fan Nolit": Në shkollë hyjnë me

Edhe shokët e klasës së Martinit 14 vjeç që humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij i shkollës ‘Fan Noli” iu bashkuan protestës.

Një nga shoqet e klasës duke folur me mikrofon denoncoi se në shkollë shkojnë me thika për ti frikësuar. Denoncoi dhe tentativën e drejtuesve të shkollës për ta mbyllur historinë, duke tentuar të vijonin normalisht mësimin në vend që ti ofronin mbështetje shpirtërore dhe ndërgjegjësim kundër dhunës.

"Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Na ka lënduar thellë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë. Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha?

Unë kam, një motër të vogël në shkollë. Frika që unë kam për atë dhe veten time është e thellë. Kemi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën. Çfarë turpi kanë ata që drejtojnë atë shkollë, kur ne ishim aq të lënduar dhe donin të na bënim mësim?" u shpreh nxënësja e klasës së nëntë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI