Flash

BIRN: PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e Vullnet Sinajt

Lapsi.al 20 November 2024
BIRN: PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi të mërkurën mocionin e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj për shkak se një biznes në pronësi të tij ka përfituar pagesa nga fonde publike.

Anëtarët socialistë të Këshillit kërkuan që të pritet opinioni i Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”, para se të votohet në Kuvend dërgimi i mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Komisioni i Venecias pritet të marrë në shqyrtim në dhjetor një kërkesë të socialistëve për rastin e deputetes Olta Xhaçka, për mbrojtjen e mandatit të së cilës socialistët rrëzuan dy herë radhazi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i ‘detyronte’ deputetët të votonin pro dërgimit të mocionit për interpretim pranë kësaj gjykate, por socialistët pretendojnë se gjykata nuk mund të detyrojë deputetin si të votojë.

Propozimi për të pritur opinionin e “Venecias” para se të shkohet në seancë për votimin e mocionit për Sinajn erdhi nga deputeti Bledi Çuçi.

“Zoti Sinaj ka bërë gjithë përpjekjet në hapësirat e tij për të shmangur konfliktin e interesit, por këtu nuk jemi për këtë. Është Gjykata Kushtetuese që e vendos këtë gjë,” tha Çuçi, duke shtuar se nuk kishte një rrugë të qartë se si vihet në lëvizje kjo gjykatë.

“Ne jemi në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias dhe nëse ky komision e konstaton një paqartësi kushtetuese është detyra jonë ta sqarojme këtë çështje,” shtoi ai.

Propozimi u kundërshtua nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se oponionet e Komisionit të Venecias nuk ishin detyruese dhe se pavlefshmërinë e mandatit e ka në tagër Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Sipas tij, rasti i Sinajt ishte rasti më i pastër i konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët nga gjykata.

Provat e sjella nga opozita janë disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë.

Vetë Sinaj nuk i pranoi akuzat dhe u përfshi në debate politike me Bardhin, ndërsa avokatja e tij i cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

Pas debateve, mbledhja vendosi që të përgatiten draftraportet nga dy palët për t’ia paraqitur Kuvendit për votim.

Ky është mocioni i dytë ndaj një deputeti socialist brenda kësaj legjislature, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategji” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.

Në rastin e Xhaçkës, socialistët e mbrojtën me forcë mosdërgimin e mandatit të saj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur dhe dy vendime të saj, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”. /Marrë nga Reporter.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI