Flash

Miley Cyrus flet për romancën me artistin: E sheh jetën ndryshe nga unë

Lapsi.al 20 November 2024
Miley Cyrus flet për romancën me artistin: E sheh jetën ndryshe

Miley Cyrus ka folur  ë fundmi për marrëdhënien e saj me Max Morado.

Në një intervistë për Harper’s Bazaar Miley përmendi diferencën në moshë mes tyre, por edhe këndvështrimin e ndryshëm që kanë për botën.

“Ai e sheh jetën shumë ndryshe nga unë ”, tha Miley. Përtej dallimeve të tyre në moshë, megjithatë, ajo shtoi për bateristin e Lilly: "Ai është shumë si unë. Ne thjesht nuk e marrim jetën shumë seriozisht."

Artistja përmendi më pas bashkëpunimin e tyre në këngën “Something Beautiful”, titulli i albumit të saj të ardhshëm që do të pritet në 2025.

“Kam punuar me babin tim gjatë gjithë kohës. Dhe kështu u njohëm me ish-burrin tim Liam Hemsworth. Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Max më frymëzon kaq shumë”, pranoi ajo për partnerin e saj.

Dyshja janë lidhur në mënyrë romantike që nga dhjetori 2021, dhe Morando më parë ka shkruar dhe prodhuar këngën "Handstand" nga albumi i Cyrus 2023, Endless Summer Vacation.

Ajo tregoi për albumin e saj të radhës në Harper's Bazaar, duke e përshkruar projektin si "hipnotizues dhe magjepsës", përpara se të shpjegonte: "Është një album koncept që është një përpjekje për të mjekuar disi një kulturë të sëmurë përmes muzikës".

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI