Flash

Ekuadori ndalon një shqiptar në kufirin me Kolumbinë

Lapsi.al 20 November 2024
Ekuadori ndalon një shqiptar në kufirin me Kolumbinë

Ministria e Brendshme e Ekuadorit njoftoi ndalimin në kufijtë e vendit hyrjen e një shtetasi me kombësi shqiptare. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por mediat ekuadoriane thonë se ai u identifikua nga personeli i nënsekretariatit të Emigracionit në Rumichaca, një qytezë në kufi me Kolumbinë, kur tentoi të hynte në territorin e vendit pa pasur një vizë të vlefshme.

Sipas njoftimit të autoriteteve ekuadoriane, shqiptari nuk ka mundur të justifikojë statusin e tij të emigracionit, gjë që ka sjellë papranueshmëri për hyrjen e tij në Ekuador. 

Mediat nënvizojnë se ky rast u shtohet raporteve të mospranimit në aeroportin Mariscal Sucre në Quito gjatë gjysmës së parë të nëntorit, kur nuk u pranuan 30 pasagjerë nga disa vende, si Jordania, Kina, Norvegjia dhe Venezuela.

Ata nuk kishin vizë apo pasaportë të vlefshme për të justifikuar ditët në dispozicion për të qëndruar në këtë vend. Autoritetet ekuadoriane thonë se kanë forcuar kontrollet për për të shmangur hyrjet e parregullta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI