Flash

Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, tre pistat që po hetohen

Lapsi.al 20 November 2024
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, tre pistat që po hetohen

Një atentat me armë zjarri i mori jetën 28-vjeçarit Klaudio Prendi në orët e para të mëngjesit të së martës në Tiranë. Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë zonës që njihet si “Kryqëzimi i Oxhakut”.

Ndërkohë, grupi hetimor që po merren për të gjetur vrasësit e Klaudio Prendit, i kanë të gjitha pistat në tavolinë. Duke nisur nga detyra e mëparshme e babait të tij Fran Prendi një gjyqtar i krimeve të rënda i dorëhequr nga sistemi, deri tek konfliktet personale dhe lojërat e fatit.

Një burim i tha Top Channel se ka dyshime ende të pakonfirmuara se Klaudio administronte një website llotosh dhe që kohët e fundit kishin fituar për gati tetë mijë euro lojë disa të rinj, të afërm të klanit Duka. Por kjo e dhënë është përftuar nga dëshmitarë të tërthortë dhe për këtë arsye policia i ka pyetur të rinjtë që dyshohet se kanë patur konfliktin.

Policia po punon dhe për të gjetur gjurmë të tjera në makinën e djegur që do të ndihmojnë për të çuar drejt zbulimit të autorëve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI