Flash

Greqia finalizon projektin e rrugës Janinë-Kakavijë

Lapsi.al 20 November 2024
Greqia finalizon projektin e rrugës Janinë-Kakavijë

Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka finalizuar projektin për ndërtimin e autostradës që lidh Janinën me pikën e Kakavijës, në kufi me Shqipërinë. Sipas autoriteteve greke pas përfundimit të të gjithë procedurave teknike këto ditë pritet të nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve.

Afati i përfundimit dhe dorëzimit të projektit është 54 muaj nga nënshkrimi i kontratës dhe dorëzimi i aksit rrugor Janinë-Kakavijë për drejtuesit e mjeteve mund të bëhet në pranverën e vitit 2029.

Dy muaj më parë projekti i ndërtimit të aksit rrugor Janinë-Kakavijë u përfshi nga ministria greke e Infrastrukturës në programin operacional “Transport 2021 – 2027”, me një buxhet prej rreth 290 milionë euro. Aksi i ri rrugor do të jetë afërsisht 70 km i gjatë, duke përshkuar prefekturën e Janinës deri në kufirin me Shqipërinë.

Autostrada përfshin dy nënseksione, atë Janinë – Kalpaq që ka një gjatësi totale prej 46.4 kilometër dhe Kalpaq – Kakavijë, që ka një gjatësi totale prej 23.11 kilometër. Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit thotë se me përfundimin e autostradës përmirësohet ndjeshëm komunikimi me pikën kufitare me Shqipërinë, shkurtohet koha e udhëtimit dhe zbuten problemet e lidhjes së zonave gjeografikisht të izoluara dhe të paarritshme të prefekturës së Janinës.

Autostrada e re ndihmon edhe komunikimin e zonave kufitare shqiptare të cilat janë prekur ndjeshëm vitet e fundit nga emigrimi. Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit e shpalli në shkurt të vitit të shkuar tenderin për aksin rrugor “Janinë – Kallpaq – Kakavijë “, me një buxhet prej rreth 310 milionë euro, pas gati 20 vitesh diskutimesh dhe polemikash në Greqi, për rëndësinë e kësaj rruge.

Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu”, një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian. Në projektin e “Korridorit Blu” janë të përfshira 8 vende Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Sipas vlerësimit të Bashkimit Evropian, ndërsa projektet e ndërtimit të akseve rrugore në Kroaci kanë bërë përparim të konsiderueshme, në Shqipëri, ndërtimi i pjesës rrugore të këtij korridori ishte planifikuar që të përfundonte në pranverën e vitit 2020, por pandemia e ngadalësoi zbatimin e projekteve. Seksioni shqiptar i “Korridorit Blu” ka një gjatësi totale prej 315 kilometrash./ VOA/

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI