Flash

“Nuk jam kundër gjuhës shqipe”, Mickoski: Ahmeti më kërkoi të ndërhyj në Kushtetuese

Lapsi.al 20 November 2024
“Nuk jam kundër gjuhës shqipe”, Mickoski: Ahmeti më

“Askush nuk është kundër gjuhës shqipe. Kjo është një temë artificiale, të cilën po mundohen ta imponojnë”.

Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në një intervistë për RTK. Sipas tij, ligji për gjuhët ka qëndruar për 5 vite në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese, e pikërisht në qeverisjen e tij, po kthehet në rend dite.

“Epo, pikërisht kjo është pyetja, se si këta të njëjtit gjyqtarë kushtetues, të votuar nga shumica e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, e kanë mbajtur në sirtar për 5 vjet dhe tani papritmas kur erdhi një qeveri e re, një qeveri pro-evropiane, një qeveri reformatore, e nxorën në sipërfaqe”, tha kryeministri.

Mickoski theksoi se përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk po rrezikohet.

“Në Shkup është luajtur edhe Shota edhe Kolo serbe, është luajtur edhe Qyqeku turk dhe vallja e vështirë maqedonase, dhe do të luhet. I tillë është shteti dhe ne jemi të bashkuar në diversitetin, dhe do të vazhdoje te luhet. Deri sa të jem unë kryetar i Qeverise do te luhet se në atë mënyrë ne afrohemi e jo të ndahemi”, tha Mickoski.

Në lidhje me letrën e dërguar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti, Mickoski tha se ai kërkoi që të ndërhyjë në punën e Gjykatës Kushtetuese.

“Thelbi i letrës së tij është: po të drejtohem Hristijan t’u thuash gjykatësve kushtetues të mos e votojnë këtë që është në rend dite në Gjykatën kushtetuese. Së pari, nuk i njoh, do e përsëris. Së dyti, ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë votuar, nuk i kam votuar unë. Ai ishte deputet në Parlament dhe ai i ka votuar. Si mundet unë t’u them gjykatësve kushtetues të cilët nuk i njoh”, tha Mickoski.

Duke folur për incidentin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, kryeministri maqedonas tha se ky nuk ishte rasti i parë dhe se po në njëjtin aeroport presidentja është përballur me të njëjtat rregulla dhe më parë. Mickoski nënvizoi se politikanët duhet të respektojnë masat dhe ligjet e vendeve ku udhëtojnë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI