Flash

Detajet/ Një nga policët që ishte me Klaudio Prendin u vu në ndjekje të autorëve

Lapsi.al 21 November 2024
Detajet/ Një nga policët që ishte me Klaudio Prendin u vu në

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen e Klaudio Prendit dy ditë më parë në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se autorët kanë pritiur viktimën rreth 1 orë, në një distancë 200-300 metra, ndërsa e kanë qëlluar me 7 plumba, 3 prej të cilëve i kanë marrë jetën.

Gazetarja tha se vrasja e Klaudio Prendit ka qenë e organizuar. Në këtë kuadër ajo theksoi se automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar ishte vjedhur 1 vit më parë në Tiranë, targat ishin vjedhur në Greqi dhe kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, është pritur 1 orë që të dalë nga lokali, pra të mos kishte gabim në shënjestër.

Lala theksoi se autorët kanë studiuar gjithçka, madje edhe rrugën nga ku kanë kaluar pas krimit.

Gazetarja theksoi se ata kanë kaluar në Shkozë dhe makinën e kanë djegur në Farkë, ku nuk kishte asnjë kamera sigurie. Sipas gazetares, atje i prisnin edhe dy automjete të tjera. Lala tha se mendohet se në vrasje ishin 3 persona dhe i kanë pritur 3 ose 4 të tjerë, pra kemi një grup të strukturuar kriminal

“Klaudio Prendi dy orë para se të vritej, ishte duke pirë kafe me 3 punonjës policie, në një lokal që është 24-orësh.

Detaji më i ri është që autorët e ngjarjes e kanë pritur 1 orë, pra automjeti i tyre ka qëndruar 200-300 metra larg automjetit të parkuar të Klaudio Prendit. Ata e kanë pritur derisa ai ka dalë nga kafja, ka kaluar rrugën, ndërsa më pas ka hipur në makinën e tij.

Në ato momente autorët e dyshuar janë afruar nga krahu i kundërt dhe e kanë qëlluar me 7 plumba, 3 prej të cilave i kanë shkaktuar vdekjen.

Punonjësit e policisë kanë qenë jashtë detyre, megjithatë njëri prej tyre është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa dy të tjerët kanë tentuar ti japin ndihmën e shpejtë, edhe pse nuk ia kanë dalë, pasi Klaudio arriti në spital pa shenja jete”, tha gazetarja.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI