Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Flasin prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje!

Lapsi.al 21 November 2024
Flasin prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje!

Mes pikëllimit dhe lotëve për humbjen e djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Canit, prindërit e të miturit kanë thënë se nuk duan hakmarrje. Në një prononcim për Top Channel, nëna e të miturit tha se ai ishte shumë fëmijë i dashur dhe se thoshte se do të bëhej futbollist i madh. Nga ana tjetër babai i Martinit tha se duan paqe dhe akoma nuk janë kontaktuar nga familja e autorit.

Pjesë nga prononcimi i prindërve:

“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.

“Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh”, tha mes lotësh nëna e tij.

"Deri tani nuk kemi asnjë informacion", thonë ata.

“Ne nuk jemi njerëz që duam hakmarrje, duam paqe duam të punojmë, ne duam të largohemi nga këtu, të shkojmë në SHBA te vëllai im. Mos i ndodhtë askujt. Dua ti jap mesazh njerëzve, askush nuk do ta bëjë djalin kriminel, këtë e besoj”, tha i ati.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI