Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kreun e PD-së, Sali Berisha nuk është çështje juridike, por politike. Sipas tij, Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse i vjen ndonjë urdhër politik.
“Kjo për mua nuk është çështje juridike, por është një çështje politike. Të më thuash mua që këta Gjykatës Kushtetuese kanë ndryshuar tani dhe janë bërë pak më të mirë dhe më të drejtë, këtë harrojeni. Ashtu si edhe për SPAK-un, unë nuk e besoj që nuk kontrollohet nga Rama sepse mjafton të shikosh këtë lajmin e SMS-ve me Manastirliun se ishte vetë Rama “kapoja” i sterilizimit dhe nuk ishte as Beqaj. Dilte aty dhe SPAK nuk vepron.
Në këtë kuptim, këtë aspektin e paanësisë unë nuk e diskutoj fare. E vetmja gjë do të ishte që nëse Berishës do t’i hiqej penxherja dhe do t’i lejohej rruga dhe çfarë do të kishte këtu mbrapa këtu politikisht. Por kjo nuk iu hoq. Ka pasur fjalë që qarkullonin se Berishës do t’i hiqet masa.
Avokati thotë që ka një risi këtu me këtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për mua, burgosja e Berishës dhe e Metës, që nuk ka lidhje me drejtësinë nuk diskutohet, por s’ka lidhje ndoshta as me eliminimin e opozitës. Si në ballkon, si në rrugë, Berisha nuk do ndërrojë ndonjë votë.
Ka pasur një propagandë që ja po futet në burg një ish-kryeministër, një ish-president, që ne po bëjmë drejtësi dhe drejtësia funksionon. Tashmë kjo ka rënë fare sepse ka kaluar shumë kohë dhe korrupsioni që i ka dalë Ramës ka qenë shumë herë edhe më i madh.
E vetmja gjë që vlen të diskutohet politikisht është se mos Ramës që i ka dalë korrupsion i madh, gjithë opozita në burg po, kryetarët e opozitës të gjithë të arrestuar, atëherë ky imazh u thotë atyre të Kushtetueses “nxirreni këtë se na prish punë edhe për imazhin dhe për zgjedhjet”.
Mesa duket as për imazhin nuk i prishet puna. Kushtetuesja është një skandal prej kohësh. Kushtetuesja mund të ndryshojë vetëm nëse ndryshon një urdhër politik nga lart. Se ka dhe nga ata që thonë që janë amerikanët mbrapa, por unë nuk di ta them këtë. Ata që e dinë le ta thonë” – tha Lubonja në emisionin "Open" në News 24. ©LAPSI.al