Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Lapsi.al 21 November 2024
Itali, shqiptari kapet me 2 kg kokainë

Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me mbi 2 kg kokainë të pastër në banesën e tij. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte person me precedentë penalë të skeduar nga policia italiane.

Policia italiane ka kryer një kontroll në banesën e tij pas disa denoncimeve të banorëve të zonës për lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë ku banonte i dyshuari. Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga efektivët, u identifikua vendi ku jetonte i riu dhe pasi u kap dhe u identifikua, i është nënshtruar kontrollit.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan dy blloqe të mbushuara me lëndë narkotike, të cilat ishin të fshehura në dyshekun e shtëpisë së 22-vjeçarit shqiptar. Sipas policisë, u gjetën mbi 2 kg lëndë narkotike me një vlerë prej rreth 180,000 euro.

22-vjeçari pas arrestimit u dërgua në burgun Port'Aurea në Ravenna, me urdhër të Prokurorisë, teksa po hetohet edhe për rrjetin e bashkëpunëtorëve, kryesisht furnizuesve të dorës së parë dhe shpërndarësve me doza

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI