Flash

Muçi nga minuta e parë, shtrëngon 'dhëmbët' Asani: ja formacioni kundër Ukrainës

Lapsi.al 19 November 2024
Muçi nga minuta e parë, shtrëngon 'dhëmbët'

Shqipëria do të zbresë në fushë kundër Ukrainës, në ndeshjen e fundit të Nations League, për Grupin B1. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për një vend të parë, nëse kombinohen rezultatet, apo të paktyën për të dytin. Sylvinho nuk dëshiron ta mendojë hipotezën tjetër, atë të humbjes që e zbret në vendin e fundit dhe një ligë më poshtë. Braziliani ka menduar edhe për surpriza, duke future nga minuta e parë sulmuesin e Besiktas Ernest Muçi.

Asnjë ndryshim në prapavijë, që në fakt nuk pëson gol në 180 minutat e fundit. Ajeti e Ismajli konfirmohen në qendër me Balliun në të djathtë e Mitajn në krahun e kundërt. Një katërshe solide për të mbrojtur Strakoshën, mes shtyllave, ndërsa mesfusha sheh Asllanin e Ramadanin të vendosen përpara mbrojtjes. Laçi merr vendin e tij, në 3\4 e prej tij priten depërtime për të lehtësuar ofensivën.

Lexo më tej: Shqipëria, shansi i fundit e llogaritë: gjithçka duhet të dini për sfidën me Ukrainën

E pikërisht për më shumë shtysë, në krahun e majtë të sulmit nuk është më Nedim Bajrami, por Ernest Muçi. Anësori i Besiktas mund ti japë paparashikueshmëri manovrës. Në krahun tjetër prezantohet akoma Jasir Asani. I dëmtuar dhe i zëvendësuar në pjesën e parë me Çekinë, ish-lojtari i Partizanit ka shtrënguar dhëmbët për të qenë në fushë në këtë ndeshje vendimtare. Në majën e sulmit rikthehet nga pezullimi Mirlind Daku, që do të marrë vendin e Tucit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI