Flash

“E njoh Dovbyk, nuk e kam frikë”: Ismajli gati për sfidën me Ukrainën

Lapsi.al 18 November 2024
“E njoh Dovbyk, nuk e kam frikë”: Ismajli gati për

Kapiteni Ardian Ismajli u shfaq i vendosur dhe optimist në konferencën për shtyp, duke dhënë mesazhe të qarta për ndeshjen vendimtare ndaj Ukrainës. Deklaratat e tij përfshinë analizën e kundërshtarit, rëndësinë e tifozëve dhe optimizmin për një përfundim historik të fushatës.

“Shkojmë vetëm për fitore”

I pyetur për mundësinë e finalizimit të suksesshëm të këtij kompeticioni, Ismajli ishte i drejtpërdrejtë: “Rrugë tjetër përveç fitores nuk ka. Shpresojmë të kemi fat dhe ta mbyllim në vendin e parë.” Kapiteni theksoi se pavarësisht se rezultati i Çekisë ndikon, ekipi është përqendruar plotësisht në përballjen ndaj Ukrainës.

Përballja me Dovbyk: “Nuk kemi frikë”

Kur u pyet për sulmuesin kryesor të Ukrainës, Artem Dovbyk, Ismajli tregoi qetësi dhe vetëbesim. “E dimë kualitetin e tij, por nuk kemi frikë. Në ndeshjet e fundit mbrojtja ka bërë jashtëzakonisht mirë.” Me një shenjë të qartë të profesionalizmit, ai përmendi përgatitjet taktike që po bën ekipi për ta neutralizuar Dovbik.

“Fortesa e Air Albania”

Kapiteni nuk harroi të përmendte ndikimin e tifozëve dhe atmosferën unike në “Air Albania”. “Kemi pësuar vetëm një gol dhe një humbje këtu në dy vitet e fundit. Mbështetja e tifozëve është një avantazh i madh,” tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e përkrahjes nga publiku për një rezultat pozitiv.

Goli i rëndësishëm ndaj Ukrainës: “Nuk ka rëndësi kush shënon”

I rikthyer te goli i tij vendimtar në përballjen e parë ndaj Ukrainës, Ismajli tregoi përulësi. “Detyra ime është të mbroj, por nëse kam mundësi të shënoj përsëri, pse jo? Rëndësi ka ekipi dhe fitorja.”

Lexo më tej: “Vrapojmë si derra e pa frikë”: Sylvinho zbulon kartat, përjashton dy sulmues

“Çunat do të shënojnë, jam i bindur”

Për performancën e sulmit, Ismajli pranoi ngërçin që ka pasur ekipi në disa raste, por shprehu besim te shokët e skuadrës. “Nesër është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Jam i bindur që sulmuesit tanë do të bëjnë maksimumin dhe do të shënojnë.”

Karakteristika që na bëjnë më të fortë? Publiku ynë i zjarrtë!

Ismajli e cilësoi mbështetjen e tifozëve si një “armë plus” që krijon presion për çdo kundërshtar. “Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të presim rezultatin e ndeshjes tjetër,” tha ai, duke shtuar se Shqipëria ka ende mundësi për të arritur play-off-in në rast se nuk sigurohet vendi i parë.

“Në fund, duhet të bëjmë gola”

Kapiteni e përmbylli me një mesazh të thjeshtë por domethënës: “Duhet të bëjmë gola. Kemi mbrojtur mirë deri tani, por nesër duhet të sulmojmë dhe të kënaqim fansat. Shpresoj të dalim fitues dhe të kapim vendin e parë.”

Me qartësinë dhe optimizmin e tij, Ardian Ismajli reflektoi besimin dhe përkushtimin e skuadrës për të mbyllur këtë fushatë në mënyrë triumfuese.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI