Flash

Video/Traversa shpëton Shqipërinë: 0-0 me çekët, gjithçka vendoset në sfidën e fundit

Lapsi.al 16 November 2024
Video/Traversa shpëton Shqipërinë: 0-0 me çekët,

Nuk ka fitues në ndeshjen që përballi Shqipërinë me Çekinë në raundin e 5 të grupit B1 në Nations League. Përfundoi pa gola në një Air Albania të tejmbushur, por me dy traversa të goditura nga çekët në harkun e një minute. Skuadra e Hasek mban kryesimin me 8 pikë, Shqipëria e Gjeorgjia e ndjekin me një më pak, me ukrainasit jashtë lojërave.

Në një ndeshje ku né lojë ishte vendi i parë përgjegjësia ishte e madhe. Sylvinho i përjashtoi eksperimentet dhe rreshtoi në fushë fituesit e Tbilisit, pa asnjë ndryshim, por Çekia ushtroi presingun dhe bëri të vlente diferencën fizike. Në vështirësi, kuqezinjtë shpëtuan nga trarët në një çerekorësh për tu harruar. Në minutën e 12’, në zhvillimet e një goditje këndi, Jemelka u ndal vetëm nga traversa. Një minutë më pas edhe silura nga distanca e Suçek, pati të njëjtin fat, për kënaqësinë e Strakoshës. Shifra për tu harruar me 19 sulme çeke e 5 kuqezi, apo pasimet e kompletuara e 64% të mbajtjes së topit nga skuadra e Hasek. Vetëm në çerekorëshin e fundit kuqezinjtë u zgjuan me Bajramin, që goditi keq në të 36’, nga nje pozicion i favorshem e Laçin që provoi dy herë në dy minutat e fundit: diagonale e dobët në të 43’ e nderhyrje vendimtare e Kovar në të 45’, si një sinjal shprese për pjesën e dytë.

Ritmi, përtej lojës me kontrate të forta, nuk ishte ai i pjesës së parë. Skuadrat ishin më të balancuara dhe portierët nuk ishin vecanërisht të impenjuar. Seferi që zëvendësoi Asanin të dëmtuar, krijoi një lloj koperture, ndërsa Klement, që morì vendin e Chory, në minutën e 67’ nuk arriti të devijojë para Strakoshës. Minuta edhe për Muçin e Uzunin, por raste nuk pati më dhe Shqipëria e Çekia pranuan pikën që I diktoi fusha, duke lënë hapur të gjithë skenarët për ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI