Flash

Shqipëria luan sot vendin e parë: Çekia, për të fituar për herë të parë në Tiranë

Lapsi.al 16 November 2024
Shqipëria luan sot vendin e parë: Çekia, për të
Nga Çekia te Çekia, nga Praga në Tiranë në diçka më shumë se 1 muaj, por me shumë gjëra të ndryshuara. Kombëtarja riprezantohet në fushë sot kundër skuadrës së teknikut Hasek, me atë motivim që në tetor Sylvinho pretendoi se e kishin kundërshtarët. Në Pragë, Çekia dominoi në zotërimin e topin, në dëshirë dhe në lojë agonistike. Topat e gjatë, kontrastet e fituara dhe ai Chory që shpartalloi Kumbullën me shokë në zonën e vogël do t’i dalin gjatë në ëndërr Sylvinhos. Tekniku i kuqezinjve, sidoqoftë, e limitoi justifikimin të gjithën në një fjali: çekët u sollën sikur të luanin kundër Brazilit. Insinuata e Sylvinhos, ndoshta e pavend për mënyrën e arsyetimit, ishte se Çekia ishte e etur për hakmarrje, për faktin se në kualifikueset e Euro 2024 e kishim lënë prapa. Nga Praga në Tiranë në mes është vetëm Gjeorgjia dhe aty në Tbilisi, cuditërisht në harkun e tre ditëve, u shfaqëm një skuadër e tjetërsuar, ndoshta sepse n kishin mundur në Tiranë e donim t’i kthenim reston. Në këtë këndvështrim, historia me çekët tani vjen me anë të këmbyera: etjen për revansh duhet ta kemi ne, luhet brenda mureve të shtëpisë dhe publiku i zjarrtë është i gjithi në mbështetje të Shqipërisë. Lexo më tej: Sylvinho, mes dilemave e bindjeve sfidon Çekinë: “Uzuni? Japim 100% për fitoren” Në këtë pikë, nëse diferencat në Pragë janë bërë nga motivimi, në Tiranë duhet të jenë kuqezinjtë ata që duhet të sillen sikur luajnë kundër Brazilit. E në përfundim të 90 minutave plus shtesave, në të cilën diskutohet vendi i parë në grupin 1 të Ligës B, vetëm alibi nuk duhet të ketë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI