Flash

Superiore, dhjetori nis me derbi, para Krishtlindjeve luhet Partizani-Vllaznia

Lapsi.al 15 November 2024
Superiore, dhjetori nis me derbi, para Krishtlindjeve luhet Partizani-Vllaznia

Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 14-të deri në javën e 19-të. Kampionati do të rikthehet menjëherë pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare në Nations League dhe Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datat deri në fund të vitit.

Java e 14-të do të luhet në fundjavë më 23 dhe 24 nëntor, ndërsa java e 15-të është e ndarë në tre ditë dhe mbyllet të dielën e 1 dhjetorit me derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani.  Java e 16-të do të luhet në mesjavën e 4 -5 dhjetorit, ndërsa java e 17-të do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Lexo më tej: Superiore, Laçi ka moshën mesatare më të re: Partizani e Vllaznia jashtë podiumit

Faza e dytë e kampionatit Abissnet Superiore do të ulë siparin në fundjavë, pasi ndeshjet e javës së 18-të do të luhen më 14 dhe 15 dhjetor. Gjithashtu, do të nisë faza e tretë e kampionatit, pasi java e 19-të dhe e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën dhe të dielën më 21 dhe 22 dhjetor.

Abissnet Superiore – Java 14

Vllaznia – Teuta 23.11.2024 17:00

Skënderbeu – Dinamo City 23.11.2024 17:00

Bylis – Egnatia 24.11.2024 13:30

Partizani – Laçi 24.11.2024 17:00

AF Elbasani – Tirana 24.11.2024 17:00

Abissnet Superiore – Java 15

Bylis – Vllaznia 29.11.2024 13:30

Laçi – Skënderbeu 30.11.2024 13:30

Egnatia – AF Elbasani 30.11.2024 13:30

Dinamo City – Teuta 30.11.2024 16:30

Tirana – Partizani 01.12.2024 19:00

Abissnet Superiore – Java 16

AF Elbasani – Bylis 04.12.2024 16:30

Teuta – Laçi 04.12.2024 16:30

Vllaznia – Dinamo City 04.12.2024 19:30

Skënderbeu – Tirana 05.12.2024 17:00

Partizani – Egnatia 05.12.2024 17:00

Abissnet Superiore – Java 17

Laçi – Dinamo City 08.12.2024 13:30

Egnatia – Skënderbeu 08.12.2024 13:30

AF Elbasani – Vllaznia 08.12.2024 16:30

Bylis – Partizani 09.12.2024 13:30

Tirana – Teuta 09.12.2024 17:00

Abissnet Superiore – Java 18

Vllaznia – Laçi 14.12.2024 16:00

Dinamo City – Tirana 14.12.2024 16:00

Partizani – AF Elbasani 14.12.2024 19:00

Teuta – Egnatia 15.12.2024 16:30

Skënderbeu – Bylis 15.12.2024 16:30

Abissnet Superiore – Java 19

Laçi – Tirana 21.12.2024 13:30

Skënderbeu – AF Elbasani 21.12.2024 16:30

Dinamo City – Egnatia 21.12.2024 16:30

Partizani – Vllaznia 22.12.2024 16:30

Teuta – Bylis 22.12.2024 16:30

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI