Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Fundi i një epoke: pas Balajt edhe ‘Raketa’ Odise Roshi tërhiqet nga Kombëtarja

Lapsi.al 14 November 2024
Fundi i një epoke: pas Balajt edhe ‘Raketa’ Odise Roshi

Nuk do të ketë më një ‘raketë’, të paktën deri kur dikush ta përligjë me të njëjtat karakteristika që e bënë anësorin Odise Roshi të entuziazmonte tifozët. Pikërisht kështu, sepse pas qendërsulmuesit Bekim Balaj, tani edhe fieraku është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja. Federata e Futbollit ka marrë sot vendimin e tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin Kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Odiese Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në finalet e Europianit.

Lexo më tej: Video/ Tkurret lista kuqezi: tronditet Sylvinho, humbet 4 lojtarë të rëndësishëm

Federata e Futbollit e falënderon Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistet e tij vendimtar, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. I urojmë Odise Roshit suksese të mëtejshme në karrierën e tij.

GOLEADORI I SUPERIORES FOKUSOHET TE VLLAZNIA

Pas 48 përfaqësimeve e 9 golave, Bekim Balaj i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Kombëtares shqiptare. Sulmuesi kuqezi, i cili aktivizohet në kampionatin “Abissnet Superiore” me Vllazninë, i ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Sylvinho, stafit teknik dhe Federatës së Futbollit. Ndeshja e fundit e qendërsulmuesit me fanellën kuqezi ka qenë ajo kundër Izraelit, dy vjet më parë, për Nations League, e humbur 1-2 e në të cilën Balaj është aktivizuar vetëm 6 minuta.

Një formë impresionuese në kampionat, këtë edicion, me 8 gola në 13 ndeshje nuk kanë shërbyer për t’i siguruar 33 vjeçarit një ftesë nga tekniku brazilian. Goli i parë kuqezi i Bekim Balajt, ka qenë ai ndaj Porugalisë, që vulosi fitoren e Shqipërisë në “Estádio Municipal de Aveiro”, duke i hapur rrugë më pas një kualifikimi të parë historik të Kombëtares në Europianin “Francë 2016”. Balaj e kurorëzoi ëndërrën e tij për të luajtur në finalet e një kampionati europian, pikërisht në atë edicion, duke u aktivizuar në fitoren ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e tretë në grup.

Federata e Futbollit e ka falënderuar Balajn, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi, me të cilën ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar dhe i uron sa më shumë suksese në të ardhmen. Balaj, ndërkohë, kryeson listën e golashënuesve në kampionatin e Superiores, duke njohur kështu një rini të dytë në radhët e Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI