Flash

Tyson vs Paul mund të dështojë në çastin e fundit: Iron Mike duhet të kalojë dy teste

Lapsi.al 13 November 2024
Tyson vs Paul mund të dështojë në çastin e fundit:
Ndeshja e boksit midis Mike Tyson dhe Jake Paul rrezikon të anulohet disa orë përpara eventit të planifikuar për 15 nëntor në ringun e AT&T Stadium në Arlington, Teksas (në Shqipëri do të jetë nata e 16 nëntorit, duke marrë parasysh diferencën kohore). Nuk është një shaka, as një përpjekje për të mbajtur të lartë vëmendjen mediatike për ndeshjen që tashmë ka ngjallur shumë diskutime, por një realitet i vërtetë që përballet me një rregullore të rreptë, e cila nuk lejon përjashtime, madje as për “njeriun më të frikshëm të planetit”. Tyson duhet të kalojë dy ekzaminime diagnostikuese të rëndësishme, përndryshe dorezat do të mbeten në dollap. Një shtyrje ishte bërë tashmë verën e kaluar, për shkak të gjendjes shëndetësore të Kid Dynamite, që ishte përkeqësuar nga riaktivizimi i një ulçere që filloi të gjakoste, duke e detyruar të heqë dorë nga sfida atëherë. Ndeshja midis ish-kampionit të peshave të rënda dhe YouTuber-it, që gjithashtu është bërë boksier, u shty, por data e rrethuar me të kuqe në kalendar (dhe në programin e Netflix, që do ta transmetojë me pagesë) mund të anulohet sërish.

Dyshimet mbi gjendjen e ish-kampionit të peshave të rënda

Pse? Çfarë ka ndodhur ose mund të ndodhë? Pamjet publike nga stërvitjet e fundit kanë shtuar interesin (veçanërisht për gjendjen fizike dhe muskulaturën sërish të fuqishme të Iron Mike) por në mes të zërave dhe bujës rreth këtij dueli nuk mungojnë edhe zërat kundërshtues.

Misteri mbi klauzolën anti-dhunë

Nga njëra anë, ka nga ata që besojnë se “skenari është tashmë shkruar dhe përgatitur” falë një klauzole anti-dhunë që e bën gjithçka më pak autentike (këtë e ka pranuar pa hezitim ish-boksieri anglez, Carl Froch); nga ana tjetër, ka nga ata që nuk kanë reshtur së menduari se, për shkak të problemeve shëndetësore relativisht të fundit, për 58-vjeçarin Tyson do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme të ngjitej në ring dhe të përballonte stresin e një dueli sfidues, edhe pse kundërshtari ka një përvojë të kufizuar në krahasim me famën e tij të madhe. Stërvitja intensive dhe një dietë plotësisht e ndryshuar nga ajo që mjekët i kishin rekomanduar për gjendjen e trupit të tij, janë faktorë rreziku që nuk duhen neglizhuar.

Cilat janë testet që Iron Mike duhet të kalojë?

Ja pse, edhe pse Tyson ka shpërndarë çdo dyshim mbi gjendjen e tij shëndetësore përpara ndeshjes, ka ende një pengesë për të kaluar: bëhet fjalë për dy teste mjekësore, të cilave Iron Mike duhet t’i nënshtrohet përpara të shtunës, dhe rezultati i tyre do të përcaktojë nëse ai do të mund të ndeshet apo jo me Paul. Këto teste janë pjesë e profilaksisë për sigurinë që imponon Departamenti i Licencimit dhe Rregullimit të Teksasit: një test cerebral (EEG) dhe një test kardiak (EKG). Nëse rezultatet do të jenë të kënaqshme, atëherë duhet vetëm të presim tingullin e gongut.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI