Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video e Kyle Singler trondit NBA: gjysmë i zhveshur, jep një mesazh shqetësues

Lapsi.al 13 November 2024
Video e Kyle Singler trondit NBA: gjysmë i zhveshur, jep një mesazh
Tronditje. Kjo është ndjesia që përjetohet duke parë videon, e cila zgjat rreth 90 sekonda, përpara ndërprerjes së papritur të sekuencës së imazheve. Të dëgjosh mesazhin e ndarë në rrjetet sociale nga ish-lojtari i NBA-së, Kyle Singler, të jep mornica. Është në shtëpi, ndodhet në një dhomë pothuajse bosh, duket gjysmë i zhveshur, në kundër-dritë, i ndriçuar nga një reflektor. Ka duart vendosur mbi ijë dhe rendit disa fjalë që ngjallin shqetësim dhe habi: pas lajmeve të fundit mbi problemet gjyqësore të Delonte West, tani është kjo klip e shkurtër e ish-lojtarit të Pistons, Thunder dhe Real Madrid që zgjon ndjenja kontradiktore.

Video e Singler që ka tronditur botën e NBA-së

Transformimi i trupit është i habitshëm: Singler duket dukshëm më i dobët, madje tepër. Qëndrimi i tij, mënyra e shqiptimit të fjalëve dhe toni i zërit janë dukur si një kërkesë shqetësuese për ndihmë për shumë nga ish-shokët, miqtë dhe njerëzit që e kanë njohur gjatë karrierës së tij në basketboll. Ai thotë se ka frikë për jetën e tij, bën referenca për abuzim dhe keqtrajtim, duke sugjeruar se mund të shihet si një rast patologjik. “Kam nevojë të bëj një njoftim sepse ndjej që zëri im po mbytet,” – pranoi ish-lojtari. “Çdo ditë fliten për mua gjëra të rënda dhe të pavërteta. Jam keqtrajtuar dhe abuzuar. Njerëzit që janë pjesë e rrethit tim më bëjnë të dukem si një problem që do t’i bëjë jetën të pamundur atyre përreth, kur në të vërtetë po përpiqem vetëm të jem i dobishëm.” Nuk është e qartë për kë dhe për cilat situata specifike i referohet ai, dhe gjëja më tronditëse: pjesa e dytë e mesazhit është tepër shqetësuese. “Më kanë kthyer në një shembull mendor, ndoshta ka një qëllim të caktuar pas kësaj. Dhe tani kam frikë për jetën time.”

Thirrja e disa lojtarëve miq: “Mos e lini vetëm”

Reagimi i disa yjeve të NBA-së nuk ka vonuar. Kevin Love, nga Miami Heat, Isaiah Thomas nga Phoenix Suns dhe Andre Drummond nga Philadelphia 76ers, kanë dhënë fjalë inkurajuese për Singler dhe kanë ftuar njerëzit më të afërt të tij që të mos e lënë vetëm, që t’i japin një dorë në këtë moment të vështirë të jetës së tij. Edhe ata vetë janë aty, për t’i zgjatur dorën. “Për të gjithë ata që kanë kaluar kohë me Kyle Singler, ju them: ju lutem, mbusheni me dashurinë dhe mbështetjen që i nevojitet dhe që meriton. Nuk do të isha personi që jam sot pa të – fjalët prekëse të Love. – Do t’i jem përherë borxhli dhe e dua shumë. Familjes së NBA-së, familjes së Duke BB dhe komunitetit të South Medford: mos e lëmë vetëm një nga tanët.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI