Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Dhimbje të forta në stomak, Baroni përfundon në spital: situata e teknikut të Lazios

Lapsi.al 12 November 2024
Dhimbje të forta në stomak, Baroni përfundon në spital:
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lacios, Marco Baroni. Pas fitores në Monza, që i ngjiti bardhekaltrit në vendin e dytë në klasifikimin e Serie A, trajneri Marco Baroni kishte vendosur të kalonte një të hënë relaksi me familjen, por ai u përball me një shqetësim shëndetësor që e çoi në spital. 61-vjeçari toskan, fitues së fundmi i çmimit për trajnerin më të mirë të muajit në kampionatin më të lartë italian, ndodhej në Gubbio, në Umbria, dhe u ndje keq ndërsa po drekonte në një restorant të njohur në qendër (Osteria Cernicchi në Piazza San Martino). Gjatë drekës, ai ka ndjerë dhimbje të forta në bark, çka ka shtyrë të pranishmit të thërrasin ndihmën e shpejtë. Ambulanca ka ardhur menjëherë dhe e ka transportuar në spitalin e Branca, që ndodhet pranë, ku ai ka kaluar të gjithë kontrollet mjekësore të nevojshme. Pas ekzaminimeve, është zbuluar se bëhej fjalë për një ngërç abdominal, shkaktuar nga një virus influenze ose për shkak të ndryshimit të temperaturës. Pas diagnozës dhe trajtimit të shpejtë të problemit shëndetësor që e kaploi papritur gjatë drekës, Marco Baroni doli nga spitali në mbrëmje. Ai u kthye në Romë me familjen e tij dhe, nëse gjendja e tij shëndetësore do të lejojë (siç ka njoftuar ai vetë, sipas "Messaggero"), do të udhëhoqë stërvitjen e Lacios të mërkurën në Formello, edhe pse do të ketë mungesa për shkak të grumbullimeve të lojtarëve me kombëtaret. Pra, ishte vetëm një shqetësim i vogël shëndetësor për trajnerin toskan, por që i prishi ditën e tij të relaksit me familjen.

NJOFTIMI I KLUBIT PËR GJENDJEN E TEKNIKUT BARONI

Për të sqaruar situatën dhe për të qetësuar të gjithë lidhur me gjendjen e trajnerit toskan, ka dalë edhe një njoftim zyrtar nga Lazio, i cili thotë: "S.S. Lazio njofton se dje, pas një shqetësimi të vogël shëndetësor që përjetoi ndërsa ishte me familjen e tij, trajneri Marco Baroni shkoi në spitalin lokal të Gubbio për një kontroll. Kontrolli ka rezultuar negativ, pasi bëhet fjalë për një formë të lehtë të gripit që kishte goditur edhe disa anëtarë të tjerë të klubit në ditët e fundit. Prandaj, tekniku Baroni do të jetë në stërvitje nga nesër (e mërkurë, 13 nëntor, red.) dhe do të udhëheqë ekipin normalisht në rikthimin e stërvitjeve".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI