Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Lewandowski, gafë e bujshme e VAR: këpuca offside nuk është e polakut

Lapsi.al 11 November 2024
Lewandowski, gafë e bujshme e VAR: këpuca offside nuk është
Skandal në Real Sociedad-Barça, ndeshja e La Liga që pa rënien e ekipit të Flick dhe humbjen e dytë të sezonit për katalanasit, për shkak edhe të një gabimi të dukshëm nga VAR. Sistemi teknologjik anuloi një gol të polakut Lewandowski, për shkak të një pozicioni të dyshimtë jashtë loje. Por nga pamjet shihet një gabim i qartë: maja e këpucës që u konsiderua në pozicion jashtë loje nuk i përkiste sulmuesit, por mbrojtësit.

Pamjet e pozicionit jashtë loje, tërbohen blaugranat

Një fund i hidhur për Barçan e Flick, që regjistroi humbjen e dytë të sezonit në La Liga kundër Real Sociedad. Megjithatë, kjo humbje nuk e ka ndikuar shumë ekipin në renditje, pasi ata mbajnë ende vendin e parë me 11 fitore nga 13 ndeshje të luajtura deri tani. Por gjithsesi, ishte një humbje që i ka zemëruar tifozët katalanas, pasi golin e kishte shënuar Lewandowski, si gjithmonë në formë. VARdhe pozicioni jashtë loje semiautomatik e anuloi atë, duke e kapur sulmuesin në parregullsi për disa milimetra. Pamjet e përpunuara elektronikisht tregojnë se është marrë një vendim i gabuar, pasi maja e këpucës që u konsiderua në pozicion jashtë loje nuk është e sulmuesit polak të Barcelonës, por e mbrojtësit.

Ngjarja që shkaktoi polemika

Në fushë, në minutën e 13' të lojës, me rezultatin ende 0-0, Robert Lewandowski kaloi në avantazh blaugranat pas një pasimi të bukur nga Frenkie de Jong nga mesfusha. Arbitri konfirmoi fillimisht golin, por u thirr nga VAR-i për të kontrolluar një mundësi pozicioni jashtë loje të sulmuesit polak. Pas disa minutash duke rishikuar veprimin, erdhi edhe vendimi përfundimtar: goli u anulua për pozicion jashtë loje. Një thirrje e vështirë, që kishte vënë në provë analistët, por pamjet që u shfaqën pak minuta më vonë, ndërkohë që loja kishte rinisur, treguan një gabim të qartë në vlerësimin e situatës. Dhe më e keqja erdhi më vonë: goli në minutën e 33' nga Becker që vulosi humbjen e Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI