Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Magani debutim fitues, Tirana e kthen goleadë ndeshjen me Bylis

Lapsi.al 10 November 2024
Video/ Magani debutim fitues, Tirana e kthen goleadë ndeshjen me Bylis

Debutim fitues për teknikun Gugash Magani. Tirana në ndeshjen e parë me teknikun e ri në pankinë, ka mposhtur lehtësisht 4-0 Bylis. Një ndeshje me sens unik, që ka ardhur në momentin e duhur për bardheblutë. Për Deden një kthim prapa, me skuadrën që nis të ndjejë sërisht peshën e renditjes, duke qenë në vendin e fundit dhe me rivalët që po vazhdojnë të marrin pikë.

Bardheblutë dominuan nga fillimi deri në fund këtë sfidë, ku skuadra mike bëri gabime të vazhdueshme të pazakonta në çdo cep të fushës duke ua bërë shumë të thjeshtë lojën kryeqytetasve në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”. Megjithatë, ata e patën të vështirë të gjenin rrjetën duke gabuar shumë para portës dhe vetëm një penallti e Jarmouni bëri që pjesa e parë të mbyllej me avantazhin minimal 1-0.

[video width="682" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730e2c6e0aa1-1.mp4"][/video]

Në të dytën, Bylisi lëshoi edhe më shumë terren dhe lejoi hapësira të pazakonta. Tirana përfitoi menjëherë dhe Jarmouni sërish, Ismajli e Bajroviç thelluan rezultatin duke siguruar tre pikët në ndeshjen e parë të teknikut Magani në pankinën bardheblu.

[video width="594" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730ed24545d9.mp4"][/video]

MAGANI: NUK E PRISJA KËTË REZULTAT

“Të jem i sinqertë nuk e pritja me këtë rezultat se e pata thënë që Bylisi në 3-4 javët e fundit ka pasur lojë dhe rezultate pozitive. Presioni ishte mbi ne, u munduam ta shmangnim te lojtarët se është detyra jonë. Fitorja ishte e merituar, por me këto shifra nuk e pata llogaritur. Edhe me 1-0 do isha i kënaqur sot, sepse jemi shumë të uritur për pike”. Gugash Magani debuton me një fitore 4-0 përballë Bylis në kampionat, duke e nxjerrë Tiranën nga zona e rrezikut. Bardheblutë janë ngjitur në 14 pikë, në vendin e 7.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730f0521cfa3.mp4"][/video]

“E kishim studiuar Bylisin në pikat e forta dhe të dobëta, si në edhe në standartet. E sulmuam në krah dhe Dede me të drejtë bëri zëvendësime se brenda pak minutash u ndëshkuan dy lojtarë me të verdhë e mund të shënonim më shpejt. Penalltia na dha krahë, goli i dytë na qetësoi. Por pa u bërë goli, ndeshja pothuajse ishe e barabartë – shpjegoi Magani -. Vetëm tre ditë kam në krye të skuadrës, për trajnerin kur merr rezultat pozitiv është një motiv më shumë. Faza e ndërprerjes ka momente që të bën mirë, ka të tjera që të bën keq”.

[video width="534" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730f2803fdc9.mp4"][/video]

Tirana është në një situatë që gjithcka mund të ndodhë, duke parë renditjen e ngjeshur të skuadrave me zonën e Final four, por Magani për momentin e përjashton diskutimin titull: “Nuk e di se si e keni kuptuar, por nuk kam thënë asnjëherë që është për kampion. Por në fillim të kampionatit është për kampion, për momentin po themi të dalim nga kjo gjendje, që për hir të vërtetës nuk ka qenë katastrofike, por jo normale”.

DEDE: ERDHËM PËR TURIZËM

“Jam i mendimit që përgjegjësinë duhet ta marr unë. Nuk shkoi asgjë, m’u duk sikur isha me skuadër që nuk e njihja. Nga Ballshi erdhëm në Durrës më shumë për turizëm se për të luajtur futboll”. Nevil Dede jep sinjale dorëzimi, pas një humbje të thellë që komplikon pozitat e Bylis në këtë kampionat.

Tekniku shkon fort me fjalët dhe, pavarësisht se merr përsipër përgjegjësinë, shënjestron lojtarët: “E vërteta është që kushdo që hyri dhe doli nuk bëri gjë. Që pas 1-0, sa filloi pjesa e dytë, në çdo situatë situatat i zgjidhnim gabim. Sot kishte vetëm një ekip në fushë dhe Tirana me plot meritë e mori fitoren. Duhet të marrë përgjegjësitë dhe fytyra e një skuadre është trajner – tha Dede, duke shtuar -. Gjithsesi kemi shumë përpara, unë do flas dhe me presidentin, na duhet përqëndrim dhe fokus shumë i madh. Nuk duhet të mendojmë që Bylisi është kalimtar. Ka ditë të tilla, por ky është fakt”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI