Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Video/ Ze Gomes gabon penalltinë, pastaj shpëton Bordin: Laçi, pikë edhe me Elbasanin

Lapsi.al 10 November 2024
Video/ Ze Gomes gabon penalltinë, pastaj shpëton Bordin: Laçi,

Laçi rrëmben pikë për të pestën ndeshje radhazi, që kur Francesco Moriero është ulur në pankinën bardhezi. Përfundon 1-1 sfida me Elbasanin, për javën e 13 të Superiores, e luajtur me dëshirën për sukses nga të dy ekipet. Në fund një pikë për secilën me kurbinasit që pas golit të shënuar nga Mjaki, lejuan rikthimin e verdhebluvë që më parë humbën një penallti me Ze Gomes, përpara se të kapnin rezultatin po me sulmuesin portugez.

Moriero në kërkim të pikëve shpëtim pavarësisht ecurisë shumë pozitive të javëve të fundit, pa ndeshjen të bëhej e lehtë që në fillim. Mjaki shënoi golin e avantazhit në minutën e 4' të takimit me një diagonale preçize në fund të një kundërsulmi brilant. Festa e tij nën sektorin e tifozëve miq pastaj prodhoi momente tensioni. Sidoqoftë, Laçi nga goli duket se u vetëndje dhe lejoi shumë inisiativë te verdheblutë.

[video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730b1432b9b1-1.mp4"][/video]

ZE GOMES, NGA "DJALL" NË "ENGJËLL"

Ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër në minutën e 18' kur në favor të Elbasanit u akordua një penallti me VAR për një prekje me dorë brenda zonës. Ze Gomesh gaboi përballë Dajsinanit, që gjeti krahun dhe shpëtoi rezultatin, për momentin. Në fakt, edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me skuadrën e Bordin që gjithësesi arriti të barazojë. Në minutën e 59' Ze Gomesh shpagoi gabimin e pjesës së parë dhe brenda zonës e dërgoi topin në rrjetës, duke “shtangur” kurbinasit.

[video width="666" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730b487463c0.mp4"][/video]

Lexo më tej: Video/ Cara e Rrapaj, humbja e parë e Dajës: Partizani në krye, Teuta s'di të fitojë

Askush nga ekipet nuk arriti të superonte kundërshtarin në minutat e mbetura, pavarësisht se u impenjuan për të kërkuar golin e fitores. Kështu dy trajnerët italianë, Bordin dhe Moriero, ndajnë nga një pikë në atë që rezultoi sfidë me mjaft ritëm e bukuri, pavaraësisht disa momenteve të tensionit. Pas 13 javëve kampionat, Laçi është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Elbasani është më komod me 17 pikë, por rrezikon të humbasë kontaktin me katërshen.

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2024/11/6730c2904cd1d-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI