Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Icardi i dëmtuar, Wanda Nara e poshtëron: i publikon mesazhet e tij të dëshpëruara

Lapsi.al 11 November 2024
Icardi i dëmtuar, Wanda Nara e poshtëron: i publikon mesazhet e tij

Pas konfirmimit të lidhjes së saj të fundit me reperin argjentinas L-Gante, duke deklaruar publikisht dashurinë e tyre, Wanda Nara ka shkaktuar reagime të ndryshme, si nga fansat ashtu edhe nga mediat, duke marrë parasysh diferencën e moshës dhe historinë e saj sentimentale (e cila ka pasur një martesë të parë me Maxi Lopez dhe martesë të dytë me sulmuesin e Galatasaray Mauro Icardi). Ish-fituesja e "Ballando con le Stelle" duket e vendosur për të mbyllur një kapitull të kaluar dhe për të nisur një të ri në jetën e saj, këtë herë me këngëtarin argjentinas.

Kjo situatë është e ndjeshme për futbollistin e Galatasaray, i cili ka pësuar së fundmi një dëmtim në ligamentin e përparmë të gjurit. Një goditje e fortë për lojtarin, i cili duhet të përballet jo vetëm me problemet fizike, por edhe me ato sentimentale. Largimi i Wanda Nara prej tij ka shkaktuar kritika nga ata që besojnë se prania e ish-gruas mund t’i kishte ofruar ngushëllim.

Lexo më tej: I panë në Argjentinë, Wanda Nara mohon gjithçka: "Rikthim me Icardi? Jam mirë vetëm"

Për të mbyllur gojën e kritikëve, Wanda, në mënyrë të papritur, ka ndarë një bisedë private në WhatsApp me ish-kapitenin e Inter Icardi, ku, pak pasi mësoi për dëmtimin e tij, i shkruan ish-bashkëshortit të saj për t’i kërkuar se si ishte dhe për t’i ofruar mbështetje. Icardi i ka kërkuar që të kthehen së bashku, duke shtuar kështu një nivel të ri tensioni dhe pasigurie në situatën mes tyre.

Wanda

Icardi e mesazhi për ish-gruan

Në bisedën e ndarë në rrjetet sociale, lexohet se futbollisti i Galatasaray i kishte shkruar argjentinases Wanda disa ditë para dëmtimit, duke i kërkuar që të kalonin kohë së bashku me fëmijët e tyre, në paqe: "Objektivi im i vetëm është të jetoj jetën time në paqe, të shijoj jetën time, të shijoj familjen time, të shijoj fëmijët e mi, të shijoj gjithçka që kemi arritur dhe ndërtuar gjatë këtyre viteve dhe askush nuk na ka dhuruar asgjë... vlerëso vetveten, na jep vlerë dhe na lër që të jemi të lumtur".

Më pas ai vazhdoi: "Po ta përsëris edhe njëherë, e dua gjithë këtë së bashku me gruan e jetës sime, me gruan që dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Je dobësia ime, je forca ime, je princesha ime e bukur që dua dhe siç e kam premtuar para gjyshes tënde në ditën e dasmës sonë, do të kujdesem për ty përjetë!!".

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI