Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Marotta replikon ndaj presidentit të Milan: “I uroj të arrijë edhe ai yllin e dytë”

Lapsi.al 12 November 2024
Marotta replikon ndaj presidentit të Milan: “I uroj të

Nuk ka vonuar fare përgjigja e Preisidenti i Inter, Beppe Marotta, ndaj thumbimit të Presidentit të Milan Paolo Scaroni ndaj zikaltërve. “Scaroni tha se përfaqëson skuadrën e vetme të Milanos? Kjo varet nga këndvështrimi – deklaroi presidenti i Inter para dhënies së Çmimit Liedholm. Nëse skuadra e vetme e Milanos përfaqësohet nga ai, kjo është sepse ne përfaqësojmë diçka edhe më të madhe”. “Por nuk dua të bëj polemika, Paolo është një mik – shtoi ai -. Në kravatën time ka dy yje, shpresoj që së shpejti t’i arrijë edhe Milan...”

Pastaj, disa komente mbi ndeshjen Inter-Napoli dhe shpërthimin e fortë të Antonio Conte pas ndeshjes, për penalltinë e akorduar në favor të zikaltërve. “Conte është një njeri i zgjuar dhe një komunikues i shkëlqyer. Ai ka qëllimin e tij kur flet – shpjegoi Marotta -. Arbitri ishte shumë pranë aksionit, sigurisht që kishte kontakt, këmba u lëviz dhe për këtë arsye ishte penallti”. “Pastaj, debati mbi protokollin e VAR-it është një debat konstruktiv – vazhdoi Marotta -. Me teknologjinë, gabimet janë reduktuar. Dhe në këtë rast, penalltia ishte e papërshtatshme për diskutim”.

Lexo më tej: Milan feston 125 vjetorin, Scaroni injoron Inter: “Skuadra e vetme e Milanos”

“Sot futbolli jeton nën një presion të vazhdueshëm, ku në rastin e një penalltie të paakorduar shpërthejnë polemika të mëdha dhe të pafundme – shtoi presidenti i Inter -. Këshilloj teknikun Inzaghi, që është i ri dhe në zhvillim të vazhdueshëm, të fitojë qetësinë dhe maturinë e Liedholm". “Për merkaton e janarit? Nuk besoj, pasi kemi një skuadër konkurruese – e mbylli Marotta -. Kemi një skuadër të madhe me vlerë të lartë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI