Flash

Çekia nuk ka fituar kurrë në Air Albania: Sylvinho kërkon ta kthejë në fortesë

Lapsi.al 15 November 2024
Çekia nuk ka fituar kurrë në Air Albania: Sylvinho kërkon

Në fushë luajnë lojtarët, por statistikat janëpin një përshtypje për mënyrën e lojës që do të luhet. Kështu do të ndodhë edhe nesër në mbrëmje kur Çekia të zbresë në Air Albania për të sfiduar Shqipërinë, në raundin e parafundit të Nations League. Sylvinho, përtej dëmtimeve tashmë të ditura, ka në dispozicion të gjithë lojtarët, sepse edhe Ernest Muçi ka kaluar shqetësimin muskulor dhe është bashkuar me grupin, gati për ndeshjen e së shtunës.

Në Tirana, që kur Çekia luan si republikë e ndarë nga Sllovakia, ata nuk kanë marrë kurrë rezultat, sepse në fakt kanë luajtur vetëm një herë. 3-0 janë mposhtur çekët për kualifikueset e kampionatit Europian, në përfundim të të cilave ata u renditën pas Shqipërisë. Precedentët ishin të barabartë, deri kur skuadra e Hasek u imponua 2-0 në Pragë muajin e kaluar, duke kaluar një fitore përpara kuqezinjve në histori.

Lexo më tej: Video/ Fetai, një 'Modric' kuqezi për teknikun Sylvinho: "Shënoj si ai me çekët"

Çekia ka fituar edhe në miqësore e qershorit 2021 po në shtëpi, duke marrë një 3-1, në kohën kur Sylvinho nuk kishte ardhur ende në krye të kombëtares. Tekniku brazilian ndeshjen e parë kundër këtij kundërshtari barazoi 1-1, po në Pragë, duke ngritur pas saj një fortesë të pakalueshme me kuqezinjtë e tij, që shkuan të pamundur (përveç debutimit në Poloni) drejt kualifikimit të dytë në finalet e një Europiani.

Kalon "frika" për Muçin

Kombëtarja shqiptare ka edhe vetëm një seancë stërvitore, pasditen e sotme, në stadiumin Air Albania, për të përmbyllur përgatitjet në kuadër të ndeshjes për grupin B1 në UEFA Nations League ndaj Çekisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stërvitjen e fundit ishin të pranishëm të gjithë lojtarët, ndërsa Ernest Muçi u stërvit fillimisht i veçuar dhe më pas u bashkua me grupin.

Seanca nisi me stërvitje në palestër e më pas trajneri, stafi teknik dhe ekipi zbritën në fushë për të bërë përgatitje atletike dhe taktike. Konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo do të mbahet sot në orën 17:45 dhe më pas do të vijohet me stërvitjen zyrtare të ekipit në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për median.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI